• |
ide | kryesore

Ish-menaxheri thumbon Mozzik pas arrestimit të Loredanës: Janë horra!

Paparazzi, Slider



Arrestimi i reperes Loredana bëri bujë të madhe në media. Një çift zviceran e akuzonte reperen për një dëm shumë të madh financiar. Pas lajmit të arrestimit, reagimi i parë i reperes ka qenë bllokimi i komenteve në rrjetet sociale. Lidhur me këtë ka komentuar dhe ish-menaxheri i Mozzik, Met Elshani duke shkruar se i kishte paralajmëruar të gjithë në lidhje me dyshen. Më tej ai shprehet:

“Jo thojsha nuk besojshit qe kta njerz marre jan. Hor ta bejn ni komb”.

Le të kujtojmë se Mozzik dhe vëllai i tij Getinjo kanë qenë pjesë e Labelit On Records me të cilin i shkëputën bashkëpunimin në një mënyrë jo mjaft të mirë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *