• |
ide | kryesore

De Ligt ka firmosur me klubin e ri: zyrtarizimi pas mbylljes së Eredivisie

Sport



Lajmi tashmë është mësuar prej disa javësh dhe për këtë arsye duket se Juventus ka humbur shpresat për Matthijs De Ligt. Sot më shumë së kurrë, me Barcelona që është shumë afër qendërmbroptësit të Ajax. De Ligt shumë shpejt pritet t’i bashkohet shokut të skuadrës dhe mikut të tij De Jong.

Sipas “Catalunya Radio” çështja është mbyllur: nga dita në ditë pritet lajmërimi nga Barcelona, që për respekt të skuadrës holandeze ka vendosur të zyrtarizojë blerjen vetëm pas finales së Eredivise, të mërkurën e 15 majit, pra me shumë mundësi pas titullit të fituar nga Ajax.

Duket se marrëveshja është arritur gjatë një takimi të ndodhur në 12 prill në Montekarlo, mes Barcelona dhe Mino Raiola, agjenti i De Ligt. Delegacioni katalanas përbëhej nga: Pep Segura, Éric Abidal, Oriol Grau dhe Ramón Planas.

Sipas “Goal”, veç të tjerash, shifra e paguar nga Barcelona për kartonin e lojtarit të lindur në 1999 shkon mes 70 dhe 75 milionë euro. Praktikisht identike me atë që klubi katalanas derdhi për Frenkie De Jong. De Ligt, ashtu si De Jong, do ta mbyllë shkëlqyeshëm aventurën e tij me Ajax, pra me titullin e Eredivise. Mungon vetëm matematika, për fitoren e djemve të Ten Hag.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *