• |
ide | kryesore

“PSG më ka ofruar rinovimin”: Buffon zbulon lajmin, që ndoshta lidhet me merkaton

Sport



“Klubi më ka propozuar rinovimin dhe kjo më bën me të vërtetë të lumtur dhe më kënaq”. Fjalët e Gianluiggi Buffon, jo vetëm saktësojnë të ardhmen e portierit të PSG, por edhe mund të jenë indicje për merkaton e verës së ardhshme. Klubi parisien është i interesuar për tekniku e Juventus, Massimiliano Allegri, me të cilin portiere 41 vjecar ka një lidhje speciale e ndoshta pas konfirmimit të Buffon në kryeqytetin francez është pikërisht ardhje e teknikut, që do të zëvendësojë kështu Tuchel: “Do të takoheni këtë për ta parë nga brenda këtë projekt dhe për të kuptuar nëse si palë jemi në nivelin e duhur për të ecur përpara”.

Jeta në Paris… – Në Paris gjithçka shkon mirë, jam duke përjetuar një eksperiencë jete të jashtëzakonshem që në moshën 40 vjeç duhet ta bëja. Kam mbërritur i bindur se do të më vinin në lojë si lojtar dhe si njeri dhe kam gjetur atë që në atë moment po kërkoja.

Futbolli francez? – Ne në Itali kemi një perceptim të gabuar për futbollin francez, që, sipas meje, taktikisht është më pak i zhvilluar se ai italian, por është shumë i vështirë nga pikpamja fizike dhe teknike. Ka shumë individualitete të nivelit të jashtëzakonshëm. Ka skuadra si Lille dhe Lione që në Serie A do të kishin mbërritur qetësisht në pesë të parat dhe kjo tregon që niveli i kampionatit francez është pak a shumë si ai italian.

Duhet përulësi… – Nëse një skuadër si Rennes, kundër së cilës kemi humbur Kupën e Francës dhe në kampionat është renditur e teta, në Ligën e Evropës është përballur me Arsenal dhe ka fituar 3-1, do të thotë se niveli është i lartë duke parë që më pas anglezët kanë mundur lehtësisht një skuadër italiane. Kjo do të thotë që duhet të jemi pak më të përulur në momentin në të cilin gjykojmë vetveten dhe të bëjmë në fund krahasime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *