• |
ide | kryesore

Kokainë e fshehur në këpucë, në pranga shpërndarësi i drogës në Fier (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Policia e qytetit të Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale L.Ç., 37 vjeç, nën akuzën e prodhimit, shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të ndalurit, forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 doza kokaine të fshehura në disa palë këpucë.

Nga informacionet e bëra publike në njoftimin për shtyp të Policisë pas finalizimit të operacionit të koduar “Kristali”, mësohet se L.Ç. merrej me shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla në disa zona të qytetit.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, për vijimin e hetimit mbi veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

https://www.youtube.com/watch?v=QyqdSp16Oas&feature=player_embedded



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *