• |
ide | kryesore

Krimet gjatë Luftës së Kosovës, Kuvendi miraton rezolutën për gjenocidin serb

Planet



Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar me 79 vota pro “Rezolutën për gjenocidin serb”, përmes të cilës synohet vënia përpara drejtësisë e të gjithë personave përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në intervalin njëvjeçar 1998-1999. 1600 persona akoma cilësohen të zhdukur. “Janë gjetur varreza masive në Serbi. Shteti serb vazhdon të fshehë të vërtetën edhe për mbi 1600 persona të zhdukur. U shkatërruan mbi 100 mijë objekte banimi, ndërtesa shkollore, objekte fetare e kulturore, shkolla, xhami dhe kisha katolike.”- shkruhet në rezolutë, ku theksohet edhe se me dhjetra civilë shqiptarë të gjallë dhe të vdekur, janë mbartur gjatë vitit 1999 drejt Serbisë, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve.

Presidenti Hashim Thaçi, e vlerësoi me nota shumë pozitive rezolutën dhe nismën për krijimin e Tribunalit për krimet serbe në Kosovë. “Të gjithë duhet të jemi së bashku të dënojmë gjenocidin, spastrimin etnik të Serbisë dhe njerëzit që kanë kryer këto krime, njerëzit e aparatit shtetëror të Serbisë të dalin para drejtësisë.”- u shpreh Thaçi në një deklaratë për mediat.

Ndërsa, eksponentë të qeverisë në Beograd janë shprehur skeptikë lidhur me mundësinë e përkrahjes së nismës për ngritjen e Tribunalit nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Kështu, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciq, ka aluduar për një përpjekje ekuilibruese të ndërmarrë nga Prishtina zyrtare, pas krijimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *