• |
ide | kryesore

Lëvdoi qeverinë dhe kërkoi dorëheqjen e opozitës, shkrimtari emërohet në Këshillin e Diasporës

Lajme, Të fundit

Shkrimtari Gazmend Kapllani është emëruar me vendim të ekzekutivit si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, që pritet të zhvillojë mbledhjen e parë më datë 18 dhjetor të këtij viti. Në qendrimet e tij publike të herëpashershme, Kapllani është rreshtuar në radhët e përkrahësve të mazhorancës dhe politikave të saj qeverisëse.

Në një postim të ditëve të fundit në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Facebook”, Kapllani del kundër gazetarëve dhe analistëve kritikë ndaj qeverisë, duke i ironizuar se “urrejnë Ramën më shumë se tetanozin”. Për më tepër, anëtari i porsaemëruar i Këshillit të Diasporës, ka propozuar organizimin e protestave paqësore për të kërkuar dorëheqjen e opozitës.


“E kuptoj që politika është e ngatërruar shumë në Shqipëri, se është më lehtë të fitosh Lotarinë  Amerikane se sa të zgjedhësh mes të mirës dhe të keqes. Por, kur arrin në një pike ku opozitën nuk e kupton asnjë vend në botë – përveç Beogradit, Moskës dhe ndoshta Koresë së Veriut si edhe 23-25 gazetarëve shqiptare që urrejnë Edi Ramën më shumë se sa tetanosin – atëherë ka ardhur koha që të organizohet një proteste paqësore me një kërkese të paparë në historinë politike të botës: të japë dorëheqjen opozita.

Opozita shqiptare i ka shpallur luftë jo qeverise tashmë, por botës. Nuk e kupton askush, nuk e përkrah askush, nuk e mëshiron askush. Ndoshta ka të drejtë (ose pjesërisht te drejte) në ato që thotë dhe kërkon, por mënyra se si e kërkon të drejtën e saj, apo ata që e udhëheqin opozitën e kanë humbur betejën pa e nisur ende.  Opozita duket tani si ai i mbyturi të cilin e ke frike se të mbyt…”, shkruan Kapllani fill pas emërimit në detyrën e re.

 

 

15 Comments

  1. Meqe per kurvat e rilindejes ky qenka shkrimtar, atehere nuk do jete i tille sepse nuk e njeh askush! Po te kihet parasysh qe hale qeveria mbledh per rreth vetes idiotet dhe lepiresit, dalim ne ate qe u tha me siper! Sa me shume halaera si ky i rreshtohen qeverise tradhetare shqiptare aq me shpejt bien ne harrese! …Apo……. E KA BERE PER TU NJOHUR SI EMER…….. SE SI SHKRIMTAR NUK E NJEHASKUSH:!

  2. dhe thoni majko esht i ndershem,un them esh mut stalini si edvini.ku ke par qe vllezer te vuqiq si braqe,majko,milo,milena harito,ruqi,dokle etj te luftojn per komb.

  3. Une jam shqiptar diaspore. Me shume prferoj Ramen se Sali Birishen. Kete mendim ka shumica ketu ne gjermani.

  4. Ka ardhur koha qe per pak pushtet edhe burri qe e quan veten shkrimtarr pra intelektual hapet bythesh sikur do pjelli, po cfare ka shkrujt gazi shkret i beri lajke nje grek dhe ju mbush mendja qe eshte shkrimtaruq. Suksese o gaz bythe shpuari

  5. Z.Kapllani …!!!
    Me vjen keq,ju njoh nga larg.
    Me kujtohen shkrimet e tuaja,per qeverisjen z.Cipras!
    Mos me zhgenje…,jo vetem mua!!??

  6. Shume krimba dhe morra te kuq do dalin ne breg se po vjen se shpejti furtuna dhe do shternguar radhet rreth -pardhise-ne pushtet ,Po mbushet plot me dhijare ,lopcare dhe derraxhinj.

  7. Z. Kapllani thote ate qe mendon, nuk ka nevon as per leket e Rames as per te Bashes. Ju te Lapsit duhet te mesoheni me mendimin ndryshe. Jeni ber si komsomolas

  8. Edhe une jetoj ne diaspore qe nga viti 1995,per ato te diaspores qe mendojne se eshte bere mire shqiperia nga qeverisja e mire e Rames,atehere pse nuk shkojne per te jetuar ne shqiperi me gjithe familjen,ops harrova se ato pasken frike opoziten,ne te diaspores shpetuam bythen tone,dhe duhet te qajme si eshte katandisur shqiperia dhe jo te mbrojme ndonje force politike atje ,Ky borderi I diaspores nuk pefaqeson njeri,se nuk u zgjodh me votat e emigrantave por thjesht me propozimet e qeverise shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu