• |
ide | kryesore

“Tani shoh ëndrra të çmendura”, flet Selman Ruzhdie pasi humbi njërin sy

Arkiva, Planet, Të fundit
"Tani shoh ëndrra të çmendura", flet Selman Ruzhdie pasi humbi njërin sy



Shkrimtari, Salman Rushdie thotë se nuk është krejtësisht mirë gati një vit pasi u godit me thikë teksa përgatitej të mbante një leksion në New York.

“Kam një terapist shumë të mirë që ka shumë punë për të bërë”, tha romancieri, teksa shtoi: Unë kam ëndrra të çmendura.

Gjatë intervistës për BBC News, Salman tha se akoma nuk e kishte vendosur nëse do të përballej apo jo me sulmuesin e tij në gjykatë.

“Tek unë është një pjesë që dëshiron të shkojë dhe të qëndrojë në seancë, por dhe dhe një tjetër që thjesht nuk mund të shqetësohet më për atë ngjarje”, u shpreh ai.

Inicidenti që i shkaktoi humbjen e shikimit në njëri sy, e ka bërë shkrimtarin të mos dojë të shfaqet në ngjarje publike të hapura, por të pranojë vetëm ato me ftesa të kontrolluara.

Sjellim në vëmendje se Gushtin e kaluar, autori britaniko-amerikan me origjinë indiane kaloi 6 javë në spital pasi u godit me thikë deri në 10 herë në skenë teksa jepte leksion në New York. Lëndimet rezultuan në dëmtim të mëlçisë së tij, humbje të shikimit në njërin sy dhe një dorë të paralizuar të shkaktuar nga dëmtimi i nervit në krahun e tij.

“Trupi i njeriut ka një kapacitet të mahnitshëm për t’u shëruar. Kështu që unë jam me fat që jam mirë në këtë mënyrë”, u shpreh shkrimtari.

I dyshuari i ngjarjes së rëndë, Hadi Matar është akuzuar për tentim vrasje. Ai është deklaruar i pafajshëm dhe po mbahet pa kusht në qeli. Salman aktualisht është duke shkruar një libër për incidentin gati fatal të goditjes me thikë, si një mënyrë për të përpunuar atë që ai ka kaluar. Selamn tha për BBC se libri nuk do të jetë më shumë se 200 faqe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *