• |
ide | kryesore

“Ose Allegri, ose unë”: Nedved vuri kushtin, tekniku zbulon çfarë e bezdisi tek Juventus

Sport



Largimi i Massimiliano Allegri nuk është më laj, por shkaqet që cuan në marrjen e vendimit, dy javë nga fundi i Serie A nuk ishin ende të qarta, përvec eleminimit të pafalshëm në cerekfinale të Champions League nga Ajax. Por 24 orë pas zyrtarizimit është mësuar edhe divergjenca me zëvendës presidentin Pavel Nedved, që i vuri kusht Agnellit.

Tekniku kërkonte një mini-revolucion sidomos në mbrojtje, për të marrë lojtarë të rëndësishëm por të rinj. Me Ramsey të siguruar, idea është të bëhet një sforco për të marrë De Ligt nga Ajax e pastaj katër blerje të tjera për të ndërtuar një skuadër të freskët rreth Cristiano Ronaldo, duke aplikuar shitje të rëndësishme për të arkëtuar si Dybala, Cancelo e Douglas Costa.

Pikërisht këtu edhe beteja e brendshme me drejtuesit, sidomos me Pavel Nedved. Sipas Corriere della Sera ka qenë një kundërshti e egër e cekut, i mbështetur edhe nga Paratici, që ka sjellë divorcin me teknikun toskan, aq sa Nedved ka kërcënuar me fjalët: “Nëse qendron Allegri, iki unë”. Për drejtuesin cek e Paratici, Juventus është kompetitiv è vështirë të përmirësohet, duke e drejtuar gishtin për dështimin në Europë tek menaxhimi teknik.

Ndërkohë, gjatë emisionit të Rai Sport është bërë e ditur se trajneri i bardhezinjve ka vendosur të largohet menjëherë sepse e dinte që pas Ajax të gjithë nuk do t’i kishin falur më asgjë. Livornezi është bezdisur dhe mërzitur edhe nga kontaktet me Antonio Conte, Pep Guardiola dhe të tjerë trajnerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *