• |
ide | kryesore

Kavajë/ Tërhiqet nga gara kandidati i BD: Nuk kisha firmosur

Lajme, Të fundit



Kandidati për bashkinë e Kavajës nga rradhët e partisë Bindja Demokratike, Bledar Sinella, është tërhequr nga gara.

Sinella ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u çregjistruar nga gara, duke pretenduar se ai nuk ka firmosur në dokumentet e regjistrimit.

“Disa ditë më parë, jam kontaktuar nga Bindja Demokratike për të vlerësuar mundësinë për kandidimit tim për Bashkinë Kavajë. Kam shprehur dakordësinë në parim, me premtimin se do të diskutoja përfundimisht mbi këtë mundësi në një moment tjetër, pasi të mblidhja edhe firmat mbështetëse të qytetarëve.

Në media jam njohur me faktin se Bindja Demokratike e ka depozituar kandidaturën time në KQZ, pa marrë dakordësinë time përfundimtare mbi këtë veprim dhe pa më dhënë mundësinë që të testoja mbështetjen nëpërmjet nënshkrimit të jo më pak se 1 % të listës së zgjedhësve, siç ligji e kërkon. Për këtë arsye, deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore se unë nuk kam paraqitur asnjë dokument të nënshkruar prej meje as në KZAZ Kavajë nr. 42, as në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, shkruan Sinella.

Kandidati i tërhequr i BD për bashkinë Kavajë, ka shtuar se nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje fasadë. Sipas tij në këto zgjedhje nuk ka garë reale për shkak se mungojnë të gjithë alternativat që qytetarët mund të zgjedhin.

“Emri dhe figura ime nuk më lejon që unë të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer edhe një herë në Shqipëri një regjim tjetër njëpartiak. Zgjedhjet janë të vërteta, kur ka garë reale dhe kur zhvillohen në një klimë që mundëson shpalosjen e alternativave për qytetin. Kjo nuk është e mundur të ndodhë në 30 Qershor.Vlerësoj se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme është rruga e duhur për Kavajën dhe Shqipërinë dhe jo zgjedhjet fasadë. Në këto rrethana, deklaroj largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen time nga kandidimi për Bashkinë e Kavajës”, shkruan Sinella.



16 Comments

  1. Nese eshte e vertete qe eshte fallsifikuar firma, a do cohen ne ndjekje penale per fallsifikim dhe per mashtrim ne zgjedhje autoret? Megjithese kam frike se Sali Berisha, si krijues i kesaj partie, nuk do e lejoje kete gje.

  2. Komisjoni i zgjedhjeve per te vertetuar para popullit ndeshmerin e tyre si komisjon duhet ne kete rast ti qoj fallsifikusit para drejtsis ne te kunderten te shkoj komisjoni para drejtsis per ndryshe neshqipri nuk ka per te pas zgjedhje te ndershme

  3. kjo kriza duket komplet fallco. duket sikur jan dakort per te ber sa me shum rremuj qe te shpetojn gjen e vjedhur e krimet makabre ne kurriz te vendit per 30 vjetet e fundit. rama duket shum komod me krizen, si ha kari e paska dhe mbeshtetje. sala (se luluja nuk queht) nga ana tjeter do te tjregoj se po u prek ai digjet shqiperia. lsi mund te behej kurban po nuk ua mban ketyre te tjereve se i mbyturi te mbyt. meta me hipokriti nga te gjith ku vet ben dushmanin e gruan e ka nxjer partizane. situata e vendit eshte shum e rend. luli (nenkupto sala) duket sikur shpenzojn me shum energji per luften e klasave dhe per luften kunder ish te tyreve sesa kundra rames. e din shum mir qe po humben protagonizmin (si keta si Rama), rrezikojn harresen dhe direkt burgun se nuk u shkon njeri mbrapa. secili ka komentusit e vet neper portale qe duke u shar nga farefisi, mbajn gjall luften partiake dhe sopsojn vemendjen nga e verteta e hidhur qe: Pozit-Opozit jan thejsht dy klane mafjoze. vitkima eshte vendi dhe populli. na ka ngel ti lutemi zotit.

      1. ja dhe nje fakir mjeran. te del nexhmija ne enderr. komplekse nga nje plak 100 vjece. ca na duhet me duru.

        1. Une nuk kam “mungase”. Perkundazi jam perplot me dashuri edhe per plaken 100 vjecare qe eshte shume e ndjeshme ndaj permendjes se Zotit , Vazhdo te lutem me saliun, salihun, salehun dhe lere Zotin, se nuk e meritojme pasi e mohuam per 50 vjet. Ne meritojme vetem ate fe qe kemi, pra RILINDJEN dhe jemi mese te lumtur me te.

          1. mbaje vet rilindjen o shoku, mua sme rri fare per shtat. un besoj te zoti (jo te salihu se mos ngatarrohesh).

  4. Filloje salihu me grupin e zjarrit ti kercenoje kandidatet e BD me koken e tyre dhe familjareve,me sa duket i korri frutet e para lezhe kavaje,ky Qen monster salih vazhdon rrugen e kercenimeve me jete,por ne fund koken e vet do haje,si qen zgjeps do ngordhe

    1. Mos ia qaj bindjes se ka mbrojtjen e organizatave kriminale me te fuqishme ne rajon + te gjithe qeverise. Nuk i rruhet kari per gje, se ndryshe nuk do kishin bythe me fallsifiku firmat kaq hapur. Saliu ekziston vetem ne dixhital. Edhe mbrojtjen e gardes ja hoqen.

      1. ka Sala 300 spartan nordiksa qe do i rrin besnik edhe te varri. Mos ja qaj hallin, sa Dollapra e Saitra ka ai ehuu. mjafton nje shenj dhe e shef ti..

  5. Pa diskutim o i paemer qeveritar dhe komandant i “grupit te zjarrit” e di se kush eshte? Gjej listat e kandidateve per kryetar bashkije dhe aty e ke. Pastaj pse duhet te nderhyje Berisha? A nuk tha vete KM se bindja demokratike (nuk e meriton te shkruhet me shkronje te madhe se nuk eshte e pervecme) eshte krijese e Sali berishes? Mos e nxirr gnjeshtar KM se te pritet rroga. Qeni ku ha duhet te lehe

  6. un do i thoja nje bravo te madhe Berishes nese ai e ka krijuar partine e patosit,dhe te ndothte skenari qe deri ne 30qershor te terhiqeshin te gjithe kantidatet e patosit dhe te mbeteshin vetem kantidatet rilindas,gjithnje sipas disa komentusve qe propagandojne nje gje te tille por per mendimin tim kjo nuk me rezulton ,se partija e patosit fatkeqsisht eshte nje paterice e rames.

  7. Patosi, sikurse e hoqen, do kapital per vete, do thjesht te perfitoj nga situata. dhe mir ben, ca kan me shum te tjeret, mos jan me intelektual apo me pak te korruptuar. jo. ku e dini ju, nanji bashki edhe e kap. pastaj nonji tender e ndonje ministri e keshtu me rradh. pse mos kishte ideale te medhaja Meta kur u nda nga PS. Nuk e ndan idealet e ndau tepsia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *