• |
ide | kryesore

Reportazhi i “Al Jazeera”/ Drogë, protesta, akuza… çfarë po ndodh në Shqipëri

Lajme, Të fundit

“Në një magazinë të policisë në dalje të kryeqytetit shqiptar, droga mbush raftet deri në tavan. Në brendësi të ndërtesës anonime aroma e kokainës dhe kanabisit është e fortë, tonelata droge e stivosur në dysheme dhe në rafte dollapë metalikë. Njësitë e magazinimit në këtë godinë janë të ezauruara dhe për këtë shkak çanta të mëdha janë lënë nëpër shkallë. Teksa sasia e madhe e drogave e sekuestruar nga trafikantët është impresionues, diskutimi politik në mbi këtë temë është akoma i madh. Krimi i organizuar është një vijë ndarëse në Shqipëri”.

Kështu nis një shkrim i prestigjiozes “Al Jazeera” për vendin tonë i publikuar në faqen e saj online. Gazetari Vincent Triest, ndalet më pas te protestat e dhunshme të opozitës që akuzon për mashtrim në zgjedhje.

“Manifestuesit sulmuan policinë dhe godinat qeveritare me kokteil molotov, gurë dhe fishekzjarrë. Manifestuesit thonë se qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm për të luftuar krimin e organizuar, për të cilin ata thonë se ka ndikuar në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 në favor të partisë që qeveris. Qeveria i ka mohuar akuzat, duke theksuar se zgjedhjet u certifikuan nga komuniteti ndërkombëtar” – thuhet në shkrimin e Al Jazeera që më pas sjell opinionet e ndryshme të ministres për Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.

“Deputetët që lanë mandatet po zëvendësohen. “Kjo është shumë larg të të qenit një situatë ideale, por parlamenti është legjitim, ashtu si edhe qeveria” – thotë Luigi Soreca, ambasador i BE në Shqipëri që shton: “Ne kemi njohur plotësisht parimin kushtetues të së drejtës së kuvendit për të shprehur qëndrimet politike, por ne kemi dënuar në të njëjtën kohë çdo formë dhune në protestat publike”.

“Ne shpresojmë që zgjedhjet lokale të zhvillohen në mënyrë të rregullt, në zbatim të plotë të ligjeve përkatëse. Siç ka ndodhur në të kaluarën, BE-ja do të marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve dhe jemi të sigurt se autoritetet kompetente do të aplikojnë ligjin në rast se individët vendosin ta thyejnë atë, – tha Soreca, por opozita vijon të këmbëngulë që të mos lejojë zgjedhje farsë. ©Përshtati LAPSI.al

2 Comments

  1. Lereni Al-jaziren.. por nje lajm i mire vjen per shqiptaret..

    Ne Hollande , partia populiste e Geert Welders (antari i koalicionit famkeq Salvini, Le Pen, Welders) humbi thelle ne zgjedhjet e djeshme. Nga 4 deputete qe kishte me para tani ka vetem nje deputet ne parlamentin europian.

    Me duket se konkluzjoni i Lapsit ne nje lajm pardje se ‘ POPULISTET PRITEN TE FITOJNE ‘.. nuk po vertetohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu