• |
ide | kryesore

Haradinaj: Jemi të gatshëm për marrëveshje me Serbinë

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim me zyrtarë amerikanë në Prishtinë. Ai është shprehur se Kosova është e gatshme për marrëveshje me Serbinë, por pa bërë kompromise me integritetin territorial të shtetit të Kosovës.

“Kosova po ndërton kapacitete për të shtyrë përpara agjendën e saj veri-atlantike, në mënyrë që të anëtarësohet në NATO, për të marrë rol aktiv për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë. Bashkëbisedim i frytshëm me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik nga Washington-i, prirë nga zëvendëspresidenti ekzekutiv, Damon Wilson, të cilit i njoftova me të arriturat e vendit, sidomos në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në rritjen e sigurisë. Kosova është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje me Serbinë, por asnjëherë duke shkelur kushtetutën apo cënuar territorin tonë. Synimi final i vendit tonë është dinamizimi i konsolidimit të shtetit dhe në këtë rrugëtim mbështetja e ShBA-së mbetet jetike”, shkruan Haradinaj..



1 Comment

  1. Per kufijt e morrem vesh,por kujdes me taksen,mos e luj nga veni ku e ke caktu.Po deshen serbet,te bisedojne vetem ne kushte te barabarta,por ta mbajne edhe koken te ulur,sepse akoma asnje kerrkese per falje,per rkrimet qe i ka bere ne Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *