• |
ide | kryesore

Opozita e Kosovës në alarm pas sanksioneve amerikane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosovës



Opozita e Kosovës është shprehur e alarmuar nga sanksionet amerikane dhe fajësoi kryeministrin Albin Kurti për mungesë bashkërendimi me aleatin kryesor të Kosovës. Ishte ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier që deklaroi sot se Kosova ishte përjashtuar nga stërvitja ndërkombëtare “Defender Europe 2023” si masë e parë pasi qeveria e Prishtinës nuk pranoi të tërheqë krerët e rinj të komunave nga veriu. 

Partia Demokratike e Kosovës shprehu “zhgënjimin e thellë për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës me aleatët strategjikë të vendit tonë, që tashmë kanë filluar të rezultojnë me ndëshkime të drejtpërdrejta, pasi Kosova u përjashtua nga stërvitja më e madhe ndërkombëtare e NATO-s në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 2023”.

Ky përjashtim është shenjë konkrete e përkeqësimit të raporteve të Kosovës me SHBA-në dhe NATO-s dhe është paralajmërim për pasoja të tjera, nëse Qeveria e Republikës së Kosovës nuk fillon të sillet në mënyrë të përgjegjshme”.

Lidhja Demokratike e Kosovës tha se zhvillimet në veri tregojnë qartazi tendencat destabilizuese të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës dhe trupave të NATO-s.

“Por e panjohur, zhgënjyese dhe së këndejmi e rrezikshme e me pasoja afatgjata për vet shtetin tonë, mbetet qasja e Kryeministrit, Qeverisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera drejtuese në raport me aleatët historikë të Republikës së Kosovës në trajtimin e këtij provokimi në Veri. Mungesa e koordinimit të ngushtë për ndërmarrjen e hapave politik në bashkërendim me shtetet mike, në veçanti në fushën e sigurisë, e ka vënë shtetin tonë, si rrallëherë më parë, në përplasje të hapur me aleatët më të mëdhenj”, thuhet në një komunikatë të kësaj partie.

Nga përplasja me grupet kriminale në veri, thuhet në komunikatë, “qeveria e Kosovës po përfundon në përplasje me vetë Perëndimin, duke rënë kështu në grackën e Serbisë. Reagimet e shteteve mike, kundër institucioneve të Kosovës, reagimet e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, BE-së e vet NATO-s, dëshmojnë pozicionin e rëndë diplomatik e strategjik në të cilin gjendet Kosova. Në një pozicion të tillë Kosova nuk është gjendur asnjëherë më parë”, – thuhet mes tjerash në komunikatën e Lidhjes Demokratike.

Aty theksohet se “arritjet historike të Kosovës, nga angazhimi ynë për liri, pavarësi e demokraci e deri tek përpjekjet e deritanishme për forcimin e shtetit, kanë shenjën e koordinimit dhe ecjes së përbashkët me aleatët tanë. Devijimi nga një ecje e tillë është devijim nga vet rrugëtimi euroatlantik, siç dhe është shërbim ndaj vetë kundërshtarit të shtetit tonë. Përjashtimi i Kosovës nga ‘Defender 2023’ është hap në këtë drejtim”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkroi ndërkaq se “përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale. Duhet të jesh shumë dritëshkurtër që në këtë kohë kaq delikate, të armiqësohesh me krejt botën demokratike”. 

 

Ai shkroi se shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. “Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato. Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t’i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë”. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Ambasadori amerikan zbardh listën e ndëshkimeve për Kosovën



9 Comments

  1. Edhe ne Serbi ka opozite por ata nuk flasin kunder shtetit te tyre apo kunder qeverise se Vucicit ne lidhje me Kosoven.Cfare race jemi ne shqiptaret qe nuk duam vendin tone.Turp!

  2. Bravo Albin! Në Tiranë, USA dhe Evrop të kanë tradhtuar. Atje kanë ardhur satanikët në pushtet. Asnjëherë mos prit drejtësi prej tyre.

  3. Nuk mjaftuan komplotet e epokes se Trump kur Washingtoni zyrtar dhe “jo zyrtar” rrezoi qeverine e pare te Kurtit; nuk mjaftuan as taktikat diversive te korruptimit total permes asetit te Tiranes, pra Rames, qe edhe Pacollin e futi me xhep me nje license aeroporti; as hakerrimi dhe raprezalja e pazakonte “non grata” ndaj ish besnikut te vjeter Berishe; madje as deklarimet me te fundit e Blinken; jo or jo! Tashme pritet nje non grata edhe per Kurtin ne menyre qe utopia e kolltukofageve te Washingtonit te lepije gjithe peshtymen gjysme shekullore antikomuniste dhe ate antibarbariste ndaj nje Serbie Millosheviciane, vetem e vetem te mos pranoje deshtimin e turpshem post Obama policy dhe benefitet nga pazaret e ndyra si ato te llojit McGonigal ne Ballkanin “e hapur”! Te pakten ende BE qendron fort me Gjermanine stoike dhe shyqyr nga sa jane gjasat, e nje Britanie realiste. Ne fund te fundit qene Britaniket qe te paret kishin lejen koncesionare te Trepces qysh nga 1920a e me sa duket nuk u ka mbush mire mendja nga investitoret Sorrosiane te Blinken…

  4. Taashme aato. Qe. Pretenndojn sunndimin e botes qe dit nat thhhurin strrattegji interresii duke pergjakur. Dhe masakrruaaar. Popuuj tadin se tashhmee kan kaaan vvenn ne alarm mbi 7.5miliardd. Njerez per fatinnn e tyre por te gjiitheve jju kutoj karaktteeriistikat qee. Ka ppaadrejtesija. Kur. Zhviillohet 1. Ppaqqartesiii 2 passiguri 3 urrejtje4 hakkmarrje5shhhkaatrrrrim6. Ndeshhkkim 7 zhgennnjim kurse e vverttetta kka. Qaartesi gjalleri siguri. Zgjillje shprres shpppetim. Pppaqqqqqe kush menddon se. E keqaa eshte e mmiir. Dhe. I ben mir le ta pprovoj se tannii do ta shijoj ne trupinn e vet. Do. Tii. Kthehet aatiije sepse. Zhilliimi ii ka arrriitur ketto trregues vvaazhhdoni dhe shijoni urime

  5. Kurti po mbron republiken, demokracine e ligjin ne Kosove, nga bandat shoviniste serbe. Opozita kosovare po sillet e padenje dhe e pabese. Shteti do burra dinjitoz.

    1. Nese shteti do burra dinjitoz , ti je nga ata qe fluturojne me pras ne by_he.
      Ore nuk e kuptoni qe nuk behet fjale per Kosoven dhe rendin demokratik ne te ?
      Kosova eshte nje gur shahu teper strategjik ne nje fhshe-loje shume me te madhe se ballkani .
      Nuk e kutponi qe Rusia do nje front te dyte ne zemer te europes ?
      TE MEDHEJTE po ta bejne te qarte qe , ne kete loje kaq te rrezikshme , jane ata qe do luajne guret e shahut , jo nje politikan kaq i vogel sa eshte kurti. BE & USA nuk do te rrezikonin kurre hapjen e nje fronti lufte te dyte ne zmer te europes , per arsyen e disa komunave serbe ne veri te Kosoves.
      Cdo njeri e kutpon kete, vetem Albini yne , patrioti i madh dhe politikani i vogel, nuk arrin ta kuptoje.

  6. Politika e SHBAse ne Kosove duket si ajo barsoleta,,,,,Cfar uji i ke dhene gomarit,,, kjo per aresye se ne ato krahina pakicat serbe u luten te merrnin pjese ne zgjedhje, por ato me tendence e urdher nga Beogradi i bojkotuan ato.Komuniteti nderkombetar urdheroi qe zgjedhjet te beheshin, edhe pse pakica serbe nuk merrte, a po mori pjese. Ato zgjedhje u pranuan nga faktori nderkombetar,Ne momentin e fillimit punes e te zgjedhurve pakica hidhet ne demostrata per te penguar te zgjedhurit per te kryer detyrat komunare shtetrore. Kjo nxiti perplasjen e rendit me anti rendin e yshtur nga,Vucici ne menyre tinzare. Me kete kemi te bejme me shkeljen e rendit kushtetues nga pakica, andaj qeveria e Kosoves kreu detyrat e saj kushtetuese ne mbrojtje te vendit. Ketu eshte klecka…se jane po ato shtete qe i dhane te drejte qeverise Kosovare te plotesonte anen ligjore per zgjedhjet, e jane po ato shtete perendimore e sidomos presioni i z Blike, shume i ashper, sikur Lavrovi i Rusise ne mbrojtje te Serbise. Ketu stopohet politika , dridhe like, e vijme tek barsoleta e fillimit. Nuk po dime ku te mbeshtetemi, por dhe kujt ti besojme.

  7. STERVITJA “DEFENDER EUROPE” SIC PO “DEFENDER” UKRAINE. DO ZOTI NUK NA KAN PLANIFIKU MISH PER TOP SI UKRAINEN SE KTO JAN TE POSHTER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *