• |
ide | kryesore

Video/ Ramos i joshur nga një kampionat inferior: mbrojtësi i kërkon Perez ‘kartën e lirisë’

Sport, Video



Pas zërave që qarkulluan së fundmi, nga Spanja vijnë konfirmime të tjera: Sergio Ramos dëshiron të largohet nga Real Madrid. Sipas El Chiringuito TV, gjithnjë e mirëinformuar mbi cështjet në Casa Blanca, mbrojtësi spanjoll është takuar me presidentin Florentino Perez për ti kërkuar jo vetëm të largohet nga Real, por edhe ta bëjë gratis, me parametër zero (klauzola e kontratës së kapitenit është 800 milionë euro).

Një lamtumirë që do të ishte vërtetë e papritur pas 14 vjetësh me fanellën e merengues (arriti në 2005 nga Sevilla), aq sa është organizuar një takim emergjent mes vetë lojtarit, vëllait të tij prokurator, René Ramos, avokatit të Ramos, Julio Senn, e Florentino Perez. Një bisedë ballë për ballë gjatë të cilës mbrojtësi i ka kërkuar shoqërisë “kartën e lirisë” për tu larguar nga Madrid, sepse është i tentuar nga një ofertë nga Kina të cilësuar të ‘papërsëritshme’.

Në ditët e fundit u fol edhe për një interesim të Juventus (me sponsor kryesor Cristiano Ronaldo), por tani duket qartë se pas vullnetit të Ramos për tu larguar nga Spanja janë paratë e shumta kineze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *