• |
ide | kryesore

De Laurentiis nuk përmbahet: “Champions tek Juve? Por cfarë k… duhet të fitojë”

Sport



Shkon apo jo Maurizio Sarri tek Juventus, në Napoli rivaliteti me bardhzinjë është gjithnjë në nivele të larta. Presidenti Aurelio De Laurentiis është intervistuar kur ishte duke shkuar në festën e Carlo Ancelotti, ku nuk mungoi një shfryrje e inatit mjaft interesant: “Champions tek Juve? Por cfarë k… duhet të fitojë, zhgënjimi im është që me pak vende në stadium bëjnë dyfishin e të ardhurave”.

Në Capri për të festuar 60 vjetorin e Ancelotti, De Laurentiis ka folur edhe për merkaton duke premtuar goditje të rëndësishme: “Napoli do të forcohet sigurisht, por duhet durim sepse më parë edhe duhet të shesim. Po reflektojmë nëse duhet të marrim një qendërsulmues apo sulmues të dytë, por shpejt Carlo do të ketë dhurata. Të hënën do të jap njoftimin…”.

Goditja e parë është Giovanni Di Lorenzo, me mbrojtësin që vjen nga Empoli që ka firmosur një kontratë për pesë vitet e ardhshme. Ndërsa blerja e ardhshme mund të jetë ajo e Veretout nga Fiorentina.

Më parë në fakt presidenti shfryu inatin në një krahasim të drejtë: San Paolo është më i madh se Allianz dhe sjellë shumë pak të ardhura: “Më zhgënjen fakti që Juve bën 5,5 milionë të ardhura me 39 mijë vende, ndërsa ne, me 55mijë, arrijmë 2,5 milionë. Këtë vit do të ngre cmimet, që ta kem stadiumin bosh, duhet ti heqim ‘plehrat’ nga stadium, sepse me njerëz si këta nuk fitohet trofeu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *