• |
ide | kryesore

Kulla e re/ Sahati i Tiranës rrezikon të shembet (fotot)

Arkiva, Kryesore

Ndërtimet e reja që po ngrihen në qendrën e Tiranës, ngjitur me sheshin Skënderbej, që u rikonstruktua enkas për gradaçielat e reja që do lartësohen përreth tij, rrezikojnë të rrëzojnë edhe simbolin e Tiranës, Kullën e Sahatit. Fjala nuk është për zhdukjen e saj nga peisazhi, gjë që tashmë ka ndodhur me kullat që kanë zënë tërësisht sfondin e malit të Dajtit dhe minaren dhe Sahatin, por edhe për ndonjë dëmtim të mundshëm fizik të këtij monumenti emblematik të kryeqytetit. Fotot që Lapsi.al ka siguruar sot tregojnë se rrethimi i kantierit të ndërtimit të Book building, është afruar ngjitur me kullën e sahatit.



Kompania e cila ka fituar të drejtën e ndërtimit të dy kullave (në foton e madhe sipër) TD&Partners, në pronësi të Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia, u vu në tehun e kritikave të opozitës që sapo u zbulua plani i saj. PD e denoncoi atë si një skemë të pastrimit të parave nga aksionerët e kompanisë së lojërave të fatit APEX, përmes këtyre ndërtimeve.

“Aksionaret e APEX, parate e bixhozit i shperndane ne disa shoqeri qe blene apo themeluan (Invest Society, Techno-Alb, TD&Partners, Golden Land, Linea Style), duke filluar nga 2016 e vazhdim. Kontraktuan klientet e Rames, Anri Salen (51N4E) dhe Stefano Boeri-n (Archea Studio) per projektimin kullave ne bllok (2) dhe prane kulles se Sahatit. Kercenuan pronaret e truallit per te lidhur kontrate sipermarrje me ta, duke perdorur instrumentat e Bashkise Tirane. U pajisen me leje zhvillimore nga KKT, me firmen e Rames”, ka thënë në janar të këtij viti Jorida Tabaku e cila ka botuar edhe dokumentet e këtij biznesi.

©Lapsi.al

 

 

17 Comments

  1. Asnje ndertim i larte brenda unazes-premtoi super mashtruesi.I denofte ZOTI keto dhe familjet e tyre me keto te zeza qe po ju bejne banoreve te Tiranes dhe brezave qe do vijne.

    1. Pse Zoti? Ti denojme vete, sic jane denuar monstra te tilla gjate gjithe historise se njerezimit. E kane gjet rehat kto, “liberalizem per mua por jo per ty”.

  2. Shfare shemtie po kthehet Tirana! Ndertime turli qe kapin disa epoka. Ate otomane, ate fashiste, ate enveriste dhe se fundmi ate anarkiste. Edhe bota di te ndertoje, por jo kaq rende sa keta! Ata qe ja dhane voten Ripjerdhjes duhen te ndjehen krenare. 😛

  3. Nuk mund te ndertohet qyteti nga fshataret. 80% jane fshatare. Te ligj jane, bejne cdo gje per te qendruar ne qytet dhe pastaj qytetin e kthejne ne fshat. Shumica e mbyt pakicen dhe sidomos kur i bashkohen edhe qytetare bythqira. Kete vend e ka marre lumi, ka kohe. Enver bytha i vuri vulen keta po bejne vetem copypast.

  4. Ti miu flet kur tironen e bete shurrtore gjigante nga arkitekti I shkaterrimit salihu srb,ajo kohe ngordhi Miu,sot eshte koha boerit

  5. sahati ka qene kreanaria e qendres se tirones dhe ket dun me e zhduk qelbsinat qi ishalla nji ore e ma pare u zhdukshin ka faqja e dheut

  6. Nuk ka paqe per nje popull te pa fe e te panxene me dituri…Vetem vullneti i te madhit Zot, me nje termet te forte dhe me gjumin e paqet qe bejne te sklleverit e parase, do munde te ktheje sado pak drejtesi.

  7. O i paemer kjo hale pune nisi me enver bythen, mos me ngaterro me salen se jam sojlli. Po ne je sojsez po ta them, me byrhqira komunistakriminel shko e fli ne nje krevat. Nuk jam malok, po edhe po te isha kete nuk e zgjedh une. Rendesi per mua ka ta haj buken me ndershmeri pa i rene kujt ne qafe.

  8. Po kto jane nje tufe kukllash ne duart e interesave qe shkojne jadhte territorit shqiptar. Jane nje tufe kellirash qe lepijne gjithcka …. po gjithcka .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu