• |
ide | kryesore

Irina dhe Bradley, të ndarë apo në prag të ndarjes?

Paparazzi, Slider



Marrëdhënia mes Bradley Cooper-it dhe Irina Shayk-ut është buzë humnerës.

Kështu po thonë burime të ndryshme për “New York Post”, se Irina dhe Bradley kanë kohë që përpiqen ta  rikthejnë marrëdhënien aty ku ka qenë.

“Asnjëri prej të dyve nuk është i lumtur. Marrëdhënia e tyre po varet prej një fijeje peri.”, shprehen njerëz pranë tyre.

Ata kanë që në 2015-ën bashkë dhe kanë edhe një vajzë dy vjeçe, Lea De Seine-n.

Këtë vit, ata u vunë në qendër të dyshimeve për ndarje për shkak të filmit “A Star is Born”, ku Bradley Cooper luajti krah Lady Gaga-s. Kimia mes të dyve ishte gati- gati e pamohueshme.

Lady Gaga u desh t’i mohonte aludimet e ftuar tek Jimmy Kimmel, ku u shpreh se ishte e gjitha një aktrim dhe se fakti që janë kaq të besueshëm, tregon se janë thjesht, aktorë shumë të mirë.

Sipas burimeve, Bradley dhe Irina nuk janë takuar më që prej performancës aq intime në skenën e Oscars. Pra, nuk është e thënë të jetë faji i saj në rast se Irina dhe Bradley ndahen.

E megjithatë, ende asgjë nuk është e konfirmuar. Për momentin, Irina dhe Bradley janë teorikisht bashkë, përsa kohë nuk kanë njoftuar ende asgjë zyrtarisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *