• |
ide | kryesore

Superioria, një kampionat i luajtur në të zezë…

Sport



Në një futboll me shumë probleme, jemi shtyrë përpara, diku duke mbyllur një sy, diku duke falur dicka e diku duke u penalizuar, por pa ndryshuar mënyrën e funksionimit të një sistemi, që nuk mund të vazhdojë më. Tregues i një situate, që nuk është se nuk e denim, por doli zbuluar krejtësisht vetëm një ditë më parë, është përjashtimi nga licensimi për të marrë pjesë në kompeticionet Europiane të pesë nga 10 klubet e Superiores.

E gjitha kjo, sepse UEFA e ka marrë vetë nën kontroll rezultatin final të procesit të licensimit, duke e bërë të pamundur tolerimin, pa harruar se FSHF e ka të freskët kohën kur dy vjet më parë u penalizuar për lejimin e Tiranës në Europa League: rezultati bllokim i fondit për përfaqësimin klubit dhe gjobë për Federatën. Kështu, të gjithë me rradhë ngelën në klasë këtë herë, Flamurtari, Tirana, Luftëtari, Kastrioti dhe Kamza, aq as nuk mund të llogaritej e degdisur dy nivele më poshtë.

Cudia është se këto klube që nuk meritojnë të konkurojnë në Europë, marrin pjesë rregullisht në kampionat. E pra nuk duhej të ishte kështu, por është. E kemi klube si ai vlonjat që nuk paguan një vit lojtarët, kemi klube si bardheblutë e Luftëtari që janë të mbytur nga borxhet e vjetra dhe nuk prezantohen dot në Europë, pa harruar hetimin që kanë mbi shpinë për trukim ndeshjesh gjirokastritët dhe dënimin që shpresojnë ta shmangin korcarët.

Sipas ligjeve, me 9 skuadra, por do ishin 10 nëse Kamza do të vazhdonte garën pa u përjashtuar, që mbyllin kampionatin rregullisht, situata do të ishte në normalitet, por me zbardhjen e procesit të licensimeve e kupton se asgjë nuk është normale, po gjysma e kampionatit punon në të zezë…



1 Comment

  1. Po SHTETI ,qe na ka bere kryeministri yne,ku eshte? Kemi bere shtet -bertet e uleret ai.Apo sporti nuk eshte pjese e shtetit? Klubi Partizani,eshte pjese e shtetit,apo shtet ne vehte me pronar Olsin,brenda teritorit te te shstetit te vellait te tij-kryeminister?Kudo punon vetem LOPATA,ndersa shati,eshte hequr nga perdorimi,,e kane bere “Non Gratta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *