• |
ide | kryesore

Holanda propozoi pezullimin e lëvizjes së lirë për shqiptarët, Komisioni Europian nis vlerësimin

Lajme, Të fundit



Komisioni Europian ka nisur vlerësimin pas kërkesës së Holandës për pezullimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve.

Pas marrjes së një letre nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Holandës në BE, Robert de Groot, në të cilin argumenton arsyet pse udhëtimi pa viza duhet pezulluar për Shqipërinë, KE konfirmoi më 3 qershor se tani ka filluar të vlerësojë kërkesën.

Sipas zëdhënëses së Komisionit, Natasha Bertaud, fillimisht komisioni do të vlerësojë kërkesën dhe pastaj do të informojë Këshillin dhe Parlamentin e BE-së, duke qenë se vendime të tilla “nuk mund të merren lehtë”.

“Komisioni tashmë do të vlerësojë me kujdes njoftimin, në përputhje me procedurën dhe duke u bazuar në datën dhe informacionin përkatës, lidhur me rrethanat specifike … Sigurisht, vendimet për pezullimin e udhëtimit pa viza nuk mund të merren lehtë dhe çdo hap që çon drejt nxitjes së këtij mekanizmi do t’i nënshtrohet vlerësimit dhe analizës shumë të kujdesshme”, tha zëdhënësja Bertaud të hënën e kaluar.

Kërkesa e Holandës për pezullimin e udhëtimit pa viza për Shqipërinë

Më 31 maj, qeveria holandeze i kërkoi Komisionit Evropian që të pezullojë lëvizjen pa viza për shqiptarët, pas më shumë se një muaj, pasi parlamenti i tij mbështeti një mocion që i kërkoi qeverisë ta bëjë këtë.

Në një letër drejtuar Komisionerit të BE për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, Përfaqësuesi i Përhershëm i Holandës në BE, Robert de Groot shpjegoi se përse një përfitim i tillë i dhënë për mbajtësit e pasaportave shqiptare duhet të rishikohet.

“Gjatë viteve të fundit, çështjet me shtetasit shqiptarë kanë marrë shumë vëmendje publike në Holandë. Shtetasit shqiptarë luajnë një rol të rëndësishëm në krimin e organizuar në qytete të tilla si Amsterdami dhe Roterdami dhe rajone të tjera në vend. Një zhvillim tjetër është numri në rritje i migrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, kryesisht të rinj që dëshirojnë të fillojnë një jetë të re në Mbretërinë e Bashkuar. Numri i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë është gjithashtu i lartë, thuhet në letër, duke shtuar se këto rrethana minojnë mbështetjen e publikut në Holandë për liberalizimin e vizave në përgjithësi dhe liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptarë në veçanti.

Për të provuar propozimin e tij, Përfaqësuesi holandez de Groot paraqiti disa statistika në letrën e tij drejtuar KE-së, ndër të tjera duke treguar se të dyshuarit shqiptarë renditen të dytët nga pesë pesë faktorët që përbëjnë rrezikshmëri për Holandën.

Megjithatë, ai këmbënguli se vendi i tij mbetet i përkushtuar ndaj mbështetjes së Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Holanda i kërkon Komisionit të shqyrtojë informacionin e ofruar dhe, në konsultim me Shtetet Anëtare, të vendosë për nevojën për të ndërmarrë veprime në bazë të nenit 8 (6a) me qëllim që të luftojë në mënyrë efektive problemet e hasura në lidhje me shtetasit shqiptarë”, përfundon de Groot në letrën e tij.

Tani Komisioni Evropian do të vlerësojë kërkesën e Holandës. Me shumicën e votave nga Komisioni Evropian, BE mund të iniciojë Pushim Emergjent.

Pushimi Emergjent është një mekanizëm i pezullimit të vizave Shengen, i rregulluar me Rregulloren e KE-së 1289/2013. Lejon pezullimin e përjashtimit të vizave për shtetasit e vendeve të treta, në raste të veçanta të konsideruara si “situata emergjente”.

Përktheu ©Lapsi.al nga www.schengenvisainfo.com



1 Comment

  1. meqe evropa po plas bomben vet le ti shijojne dhe efektet kostot ,nese shqiptaret do akuzohen cdo shqiptare eshte I qarte se si ti pergjigjet akuzave duke u shpjeguar me fakte fetare shkencore dhe praktike te cilat eklipsojne menjehere reciprocitet duke I llene nje goditje rrenqethese kontinentit te vjeter,shqiptaret qe evropa qe i coptoj perpara 1 shekulli,ishte evropa ajo qe frymzoj politikat ligjet dhe ligjvenesit ,per 1 shekull dhe po kjo evrop po akuzon shqiptaret ku ne jemi pasqyra saje ,fetarisht shkencerisht dhe praktikisht,,tani sikur te mos na kishin coptuar,nentoka dhe mbitoka shqiptare do ti kishte garantuar ,zgjilljet dhe nevojat tona,keta de fakto u grabiten si pasuri popullit shqiptare imponun vetizolimin zhytjen ne borxhe ,keqformimin vartesin kriminalizun popullsin tani shahet kombi shqiptare,jo zoterinje nuk eshte kaq e lehte ,te poshterosh nje komb ti grabisesh te ardhmen perdhunosh,dhe akuzosh nderkohe qe te akuzuarit e vertete jeni ju,tashme duket qarte qellimet ,raliteti faktet,vetem nje gje do te thosha zoterinje thellohuni dhe kujtoni historin padrejtesit ndaj nesh,dhe ndryshoni qendrim sa nuk eshte vone,se zoti sheh dhe degjon e nese ai e ka shkruar qe shqiptaret te ringrihen u jep force dijeni se cfar historia mban ne kujtese ,mos harroni se ai zot qe ju krijoj ju ju dha dituri dhe ju la si sprove mbi ne mund tu jap fuqi shqiptareve dhe akses mbi ju,por nese vjen kjo dit ,mjer per at qe shqiptaret i lendoj coptoj grabiti kriminalizoj barbarizoj,se i thon nje fjale cfar mbillni do te korrni kush lendon do lendohet,kjo eshte ajo cfar in shoh ne dinamiken e krijimit krijesave ligjeve te saj rregullit mases ,karkterit njerzore dhe zhvillimeve historis te drejtes hakut dhe garancin qe krijuesi gjithsise ka llene per gjithcka ka krijuar dhe ka folur ne shpalljet e tije ku te padrejtit i ndeshkon dhe te drejtit i shperblen vetem ai e din se si do ja cojne sejcilit ne dere cmimin e padrejtesise kur dhe si ,sejcili qe pretendon te flase drejte me drejtesi hak jep mesazhin e duhur si kujtese dhe dobi per te padrejtit duke ju thene shkurt dhe qarte o te padrejte ju e deshironi veten tuaj te drejten hakun tuaj ju nuk deshironi ndeshkimin tuaj,por nje gje eshte e sigurte ,qe ju duke ndeshkuar tjeret kurrsesi smund te shperbleheni sepse padrejtesia u krijua si sprove por qe kush e vepron ndeshkohet mos mendoni se shperblehet mos u zhgenjeni tani padrejtesis i ka mbaruar karburanti sepse po shkatrron organizmat e jetes si funksion ,prej nga ku varet ekzistenca e qartesis gjalleris zgjilljes shpreses shpetimit njerzore ju po kepusni zinxhirin e funksionit te unitetit jetes ne burim ,tashme qe feja tregoj te verteten dhe faktet shkencore vertetojne fen dhe praktikisht po i shijojme ne gjitha fushat,logjika po piqet duke pranuar zhgenjimin dhe kundershtuar padrejtesin ,pasi forca dhe gjitha format tjera te deritashme per te mbajtur padrejtesin si organizem perfitimi kan deshtuar nuk kan vlere se sikur gjith njerzit ti llillim me zinxhir ti nenshtrojme me forc,ndollim dy gjera zhvillimi karakterit padrejtesis ,me gjitha te keqijat dhe frenimi rendimentit zgjilles te problemeve nevojave ne burim ,,akoma evropa nuk kuptoj kush eshte njeriu si qenie krijuesi krijesat uniteti tyre dhe domosdoshmerit vetem ne nje menyre arrihen te mirat material zhvillimi dhe normaliteti jetes ,vetem me anen e te vertetes,sepse ka drejtesi hak vlera njeriu eshte qenie e pasfidueshme sepse formohet ka logjik edhe nese e mashtron genjen faktet zhvillimi i meson te verteten e drejton nga feja dhe kur sheh dhe fen ,kundershton teresisht padrejtesin ne gjitha detajet i ftoj zoterit evropian qe gjerat ti kuptojne ne kohe te justifikojne pergjegjsit morale te historis perballe kombit shqiptare se tashme shqiptaret padrejtesin as se perballojn as se pranojne vetem se urrejne ashtu sikurse sejcili nga ju nese doni veten duani dhe tjeret si veten me te drejtat qe u takojne ,ndryshe do keni nevoj per tjeret dhe sdo ti gjeni me ,do vuani pasojat e padrejtesis suaj ky eshte mendimi I’m sipas te drejtes se fjales se lire in nuk pajtohem me krimin por as kriminalizimin shkaqet in nuk pajtohem me padrejtesin in pajtohem vetem me te drejten hakun te verteten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *