• |
ide | kryesore

Lamtumirë Lennart Johansson: ndahet nga jeta babai i Champions League moderne

F1, Sport



Bota e futbollit i thotë lamtumirë Lennart Johansson, ish-presidentit të Uefa që është shuar në moshën 89 vjecare, pas një sëmundje të shkurtër. Drejtuesi suedez ka qenë promotori i Champions League moderne, të lindur në 1990 pikërisht në vitin e parë të presidencës së tij në qeverinë e futbollit europian. Johansson qendroi në krye të UEFA-s deri në 2007, duke u bërë presidenti më jetëgjatë i saj.

Lennart Johansson lindi në 1929 në Stoccolma dhe e nisi karrierën e tij si drejtues në klubin e zemrës AIK Solna, përpara se të bëhej president i Federatës suedeze nga 1984 deri në 1991. Më pas erdhi edhe kalimi tek Uefa, që e transformoi në fuqëinë që është sot, e ku është zgjedhur edhe president nderi. Falë punës së tij, Kupa e mëparshme e Kampionëve është zgjeruar, duke u bërë Champions League që njohim sot, një event ndërkombëtar që përfshin të gjithë futbollistët më të mirë në botë, duke mbajtur të mbërthyer miliona të apasionuar pas futbollit.

Në shenjë respekti për Johansson, do të mbahet një minutë heshtje në ndeshjet e para të Nations League, të Kualifikueseve të Europianit 2020 e në ndeshjet e Under 21 të kësaj fundjave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *