• |
ide | kryesore

Isaac i dëshpëruar pas ndarjes nga Dua

Paparazzi, Slider
Dua-Lipa-dhe-Isaac-Carew.jpg



Duke dëgjuar muzikë melankolike; Isaac Carew nuk po i mban dot për vete emocionet pas ndarjes nga Dua Lipa.

Që dje, Isaac poston në Instagram video ku shpreh trishtimin ndërsa në një postim tashmë të fshirë, ai tregoi se i është thyer zemra përmes një fotoje të Bob Dylan, ku ky duket shumë i trishtuar.

Një prezantim vizual i mënyrës sesi ndihem brenda”, shkruajti Isaac, që e plotësoi postimin e tij me ikonën e një zemre të thyer.

Ishte tentativa e dytë e Dua-s dhe Isaac-ut për t’ia dalë së bashku.

18 muaj më parë, ata u ripajtuan pas një ndarjeje në shkurt të 2017-ës.

Ata janë njohur që në 2014-ën.

Pas ribashkimit në 2018-ën, Isaac u bë kryefjala e medias pasi u fotografua shumë pranë me një person në një klub në Londër.

Pas kësaj, ai e mohoi tradhtinë dhe e vijuan lidhjen, ndërsa Dua e mori me vete në Met Gala-në e saj të parë në maj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *