• |
ide | kryesore

Pas largimit të Irinës nga shtëpia, Bradley Cooper fotografohet i dëshpëruar

Paparazzi, Slider



Bradley Cooper duket i dëshpëruar në disa foto të fundit që janë bërë pas lajmit se Irina e ka braktisur dhe është larguar nga shtëpia me vajzën e saj.

Ai është fotografuar nën shoqërinë e një shoku, ndërkohë që mediat shkruajnë se marrëdhënia e tij me Irina Shayk është në fije të perit.

Sot u raportua se supermodelja ruse, 33 vjeçe, ka lënë shtëpinë e tyre 4.5 milionë dollarëshe në Pacific Palisades, pasi çifti po përpiqet që t’ i bëjë gjërat të funksionojnë.

Dyshja që ka qenë në një lidhje që nga viti 2015, ka jetuar bashkë me vajzën 2-vjeçare Lea De Seine.

Bradley dukej i veshur shumë casual, me tuta dhe atlete ndërsa në kokë mbante një kapelë bejsbolli.

Ndërsa pa paparacët tutje, aktori i njohur 44-vjeçar nuk guxoi të jepte një buzëqeshje për kamerat.

Një burim tha për “The Sun” se gjërat janë ftohur shumë mes Bradley-t dhe Irina-s.

“Ata nuk kanë qenë mirë për disa muaj dhe Irina vendosi se do të ishte më mirë nëse ajo do të shkonte në shtëpinë e saj”.

“Nuk duket se ka mbetur shumë kohë për të dy, para se t’i japin fund njëherë e mirë”.

Vajza e tyre është arsyeja e vetme që mban së bashku modelen 33-vjeçare dhe aktorin 44-vjeçar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *