• |
ide | kryesore

Jeta dhe krimet e Jay Z/ Nga një shpërndarës droge që qëlloi vëllain e tij, në hip-hop-istin më të pasur në botë

F1, Paparazzi



Jay-Z këtë të hënë u rendit nga prestigjiozja Forbes si këngëtari i hip-hopit më i pasur.  Ai zotëron një pasuri që shtrihet përtej muzikës, duke përfshirë: pije alkoolike, pasuri të patundshme të veprave të artit, dhe aksione në kompaninë Uber.

Edhe pse pasuria dhe asetet e tjera krahasohen me pjesëtarë të tjerë të grupit të milionerëve, mënyra se si Jay-Z arriti në këtë pikë është shumë më ndryshe.

Më poshtë do të zbuloni se si reperi, nga një shpërndarës droge arriti të bëhëj milioner….

Jay Z dhe 3 vëllezërit e tij u rritën në një varfëri ekstreme nga nëna e tyre, në një prej distrikteve të Brooklyn (një nga lagjet më famëkeqe të New York).

Sipas mamasë së tij, të cilën e quajnë Gloria, “Jay Z gjithnjë zgjonte 2 vëllëzërit natën duke i rënë daulles në tavolinën e ngrënies. Ishte muzika, ajo që  e ndihmoj Jay Z të mbijetonte në moshën 11-vjeçare pas vdekjes së babait, i cili pasi u bë i varur nga droga u godit me thikë për vdekje. Një vit më vonë në moshën 12-vjeçare Jay Z goditi me armë në shpatull vëllain  16-vjeçar pasi ky i fundit grabiti një unazë. Edhe pse shpresat për reperin kshin marrë fund dhe e mendonte veten në një qeli, asgjë nuk ndodhi pasi vëllai nuk e paditi. Një nga shprehjet që Jay Z përdorte ishte: Janë të paktë ata njerëz që dalin gjallë nga kjo lagje. Harroje të jesh i suksesshëm, më e rëndësishmja është të jesh gjallë”.

Gjatë moshës 12-vjeçare ai goditi sërish një person, por kësaj radhe me një tjetër armë të ftohtë.

Disa milionerë përpiqen të hedhin dritë mbi të kalurën e panqëndrushme, por Jay Z arriti ta kthente në mit të kaluarën e tij.

Më vonë gjatë moshës 13-vjeçare, Jay filloi të merrej me shpërndarjen e drogës, kryesisht kokainën.

Në një intervistë për Oprah Winfrey ai u shpreh se ishte diçka normale dhe për një periudhë kohore bëhesh i varur nga rreziku, adrenalina dhe ajo lloj jetese.

Jay Z është qëlluar 3 herë, por në asnjërën prëj këtyre herëve nuk  ka patur diçka serioze. Shpërndarja e drogës e mësoi atë të krijonte atë që i mungonte, paratë.

E kaluara kriminale dhe penale e Jay Z nuk justifikohet për shkak të adoleshencës. Në dhjetor të 1999 ai goditi sërish me thike, kësaj rradhe një producent në një prej klubeve të natës në Neë York. Ai u dënua për 3 vite.

Mësuesja e drejtoi Jay Z në fushën e muzikës

Jay Z të gjitha meritat ia kalon mësueses, Miss Lowden, për inkurajimin që i dha duke e shtyrë të merrej me muzikë.

Në moshën 26-vjeçare, Jay Z u rendit si artisti me albumet më të shitura në botë, me më shumë se 100 milionë regjistrime të shitura, ai gjithashtu numëron 22 çmime Grammy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *