• |
ide | kryesore

Madonna dhe boksieri 30-vjeçar i japin fund lidhjes

Paparazzi, Slider


Madonna dhe i dashuri i saj, Josh Popper, thuhet se u ndanë pas një viti lidhjeje.

Sipas US Sun, këngëtarja e “Vogue” dhe trajneri i boksit 30-vjeçar, u përpoqën të gjenin kohë për njëri-tjetrin gjatë turneut të saj “Celebration”, i cili përfundoi në fillim të këtij muaji.

“Madona mezi e ka parë Josh-in për muaj të tërë, sepse orari i saj ishte shumë i ngarkuar”, tha një burim për gazetën. “Në të vërtetë nuk ka mëri mes tyre – ata kanë ende dashuri për njëri-tjetrin.” Insajderi shtoi: “Për momentin marrëdhënia e tyre nuk duket e realizueshme dhe ata i kanë ftohur gjërat, por janë duke qëndruar miq”.

Madonna dhe Popper kanë qenë të lidhur për rreth 1 vit. Ajo konfirmoi lidhjen me ish-partnerin në mars, duke shkëmbyer një puthje teksa ishin veshur të dy me të zeza. Nga ana tjetër, Josh ishte shumë mbështetës ndaj karrierës së suksesshme të Madonna-s dhe madje, ka udhëtuar me të në disa prej vendeve ku organizohet turneu i saj “Celebration”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *