• |
ide | kryesore

Reja fsheh formacionin anti-Islandë: “Dua t’a bëjmë ne lojën”

F1, Sport



Kartat e fshehura për formacionin dhe bindja se mund të bëjmë goditjen në transfertën e Islandës. Kjo është mënyra me të cilin tekniku Edy Reja prêt të bëjë debutimin në pankinën e Shqipërisë. 73 vjecari ka ndryshuar sistemin e lojës, duke hipotezuar edhe kalimin me dy sulmues, por ajo që italiani ka theksuar e që për të ka më shumë rëndësi është që kuqezinjtë të jenë të bindur se mund të bëjnë rezultat: “Filozofia është të luajmë shanset tona, sepse nuk mund të mendosh të marrësh pikë duke qendruar vetëm në mbrojtje. Do të na duhet të bëjmë vlerësimet e mundësive tona, duke konsideruar kundërshtarin që do të kemi përballë. Më pëlqen që skuadra ime të futet në fushë e bindur se mund të marrë rezultat”.

Islanda është një kundërshtar fizik, që duhet përballuar me një inteligjencë taktike. Natyrisht nuk është e këshillueshme një skuadër në pritje dhe këtë Reja e di, ndaj dhe kërkon nga kuqezinjtë të bëjnë lojën për të mbajtur larg presionin e ishullorëve: “I gjithë grupi i Islandës duhet patur kujdes – tha Reja -. Është një skuadër e organizuar, që lëviz mirë në fushë. Luajnë bukur dhe kanë kualitet, pa llogaritur që janë një skuadër shumë fizike. Duhet ta bëjmë ne ndeshjen, gjithnjë nëse na lejojnë, sepse po i pritëm do të na vënë në vështirësi”.

Shqipëria, me tre pikë pas dy ndeshjeve të para, do të zbresë në fushë të shtunën në orën 15.00 për të sfiduar Islandën, ndërsa në 11 qershor do të luajë në Elbasan Arena kundër Moldavisë, në prezantimin e parë të teknikut me publikun e shtëpisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *