• |
ide | kryesore

“Bistrica 2019”, shkon në 14 numri i të arrestuarve

Lajme, Të fundit



Shkon në 14 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Bistrica 2019”. Policia e Shtetit njofton sot se ka arrestuar shtetasin A.L, 38 vjeç, banues në Sarandë. Per kete shtetas Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, ”Grupi i strukturuar kriminal”.

Nderkohe policia ben me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 telefona celularë dhe një mjet tip “Volkswagen”.

NJOFTIMI

Kapet dhe ndalohet shtetasi A.L, 38 vjeç, banues në Sarandë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, ”Grupi i strukturuar kriminal”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 telefona celularë dhe një mjet tip “Volkswagen”.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, në Maj 2019 finalizoi operacionin antidrogë të koduar “BISTRICA 2019”., ku pas një hetimi pro-aktiv, përgjatë një harku kohor disa mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit gjatë operacionit policor të koduar “BISTRICA 2019”, u arrestuan dhe u ndaluan 13 persona si dhe u sekuestruan rreth 147 kg Cannabis Sativa, 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare dhe 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme.

Po gjatë operacionit, në kontrollet e ushtruara u sekuestruan edhe tre armë zjarri ku u vu në pranga një 52 vjeçar nga Mallakastra.
Në operacion u përfshinë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Fier.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal.



2 Comments

  1. Po mire more kur shteti de fakto e ka ligjeruar cfare faji kane keto.
    Ne burg
    Rama
    Tahiri
    Xhafa
    Sejdini
    Dako
    Beqja
    Ahmetaj
    Kodheli etj etj

    Me pas do shini ae fshataret do i kthehen bujqesise e blegetorise dhe do flene rehat edhe bletet.
    Apo jo mor Brace aman o kerthize bebe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *