• |
ide | kryesore

Thaçi e Vuçiç ‘përplasen’ në Slloveni për Asosacionin e komunave serbe

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Serbia Aleksandar Vuçiq “janë përplasur” dje në një forum të mbajtur në Bratislavë të Sllovakisë. Dy presidentët u shfaqën me qëndrime diametralikisht të kundërta lidhur me rrugën drejt vazhdimit të dialogut Kosovë – Serbi.

Forma e vazhdimit të dialogut Kosovë – Serbi u bë mollë sherri mes presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit serb Aleksandar Vuçic, të cilët janë takuar sy më sy të premten në një forum ndërkombëtar në Bratislavë të Sllovakisë, ku u shfaqën me qëndrime tejet të kundërta.

Teksa presidenti i Kosovës Thaçi akuzoi presidentin serb Vuçiq për kushtëzim, përkatësisht pengim të vazhdimit të dialogut me Kosovën, ishte Aleksandar Vuçiq ai i cili deklaroi se pa u hequr taksa nuk do të ketë vazhdim të dialogut. Madje presidenti serb tha se nëse Kosova e heq taksën ndaj produkteve serbe, atëherë Serbia menjëherë do të rikthehet në dialog.

Përplasje mes dy presidentëve pati edhe lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, të cilin e kërkoi presidenti serb Vuçiq. Mirëpo edhe për këtë presidenti i Kosovës Thaçi theksoi se Asociacioni do të bëhet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, shkruan Zëri.

Njohësit e çështjeve politike në vend shprehen të bindur se dialogu Kosovë – Serbi nuk të vazhdojë së shpejti, për shkak se Serbia nuk është e interesuar për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën.



1 Comment

  1. Kush perplaset ?!?!?!?!?!?Hahahahahaha !Thaçi eshte padiskutim Argat i Vuçiç,i kapur fort e nuk e leshojne,me siguri edhe Edvin Rama eshte ne ate gjendje,duhet ti kene me ze e figure,ne procesthithjen me hunde te mallit apo me gjatoshet Serbe ne Prive !!!Keto dy personazhe fatkeqe per Shqiptaret jane mberthyer e nuk i shpetojne dot historise se trishte te tradhtarit dhe gomarit qe i kane njekohesisht te mbartura ne vete !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *