• |
ide | kryesore

Bill Murray e admiron Selena Gomez: Do të doja të takonte mamanë time

Paparazzi, Slider



Bill Murray ka treguar sesa shumë e admiron kolegen e tij Selena Gomez, me të cilën shkëlqeu në filmin Zombie, The Dead Don’t Die.

Dhe aktori ishte të hënën në premierën e filmit në Museum of Modern Art, New York. 68-vjeçari pranoi se e kishte gjykuar gabim aktoren para se të punonin së bashku për filmin horror.

“Mësova se e pëlqeja, mësova se çfarëdo paragjykimi që kisha për dikë me 55 milionë apo miliard ndjekës, ndoshta do ishte shumë më ndryshe, ajo doli shumë më ndryshe nga sa mendoja,”-tha ai. “U kënaqa shumë me të. Më pëlqen shumë.”

Në fakt, Murray shtoi se i pëlqeu aq shumë 26-vjeçarja saqë do ia prezantonte nënës së tij të ndjerë, nëse do e kishte takuar kohë më parë.

“Nëse nëna ime do ishte gjallë, do ia kisha dërguar në shtëpi,”-shtoi aktori, para se të thoshte me shaka: “Nënë, dua që të takoj me Selenën.”

Marrëdhënia mes dy aktorëve nxiti shumë thashetheme në media, pasi Selena postoi disa foto me Bill duke u shprehu se do martohej me të.

Shumë media aluduan nëse lajmi ishte i vërtetë apo jo, por mesa duket thjesht ka qenë një shaka mes dy miqsh të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *