• |
ide | kryesore

Klohe K tregon të vërtetën për skandalin e tradhëtisë

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme, u rikthyem pas në kohën kur Khloe Kardashian nisi lidhjen me Tristan Thompson, ndërkohë që ai kishte një të dashur shtatzënë, Jordan Craig.

Në dokumentet e gjyqit të Craig, u zbulua dëshmia që vërtetonte të gjithë ngjarjen. Khloe Kardashian ka vendosur të reagojë pas gjithë kësaj zhurme. Ajo ka postuar disa story në Instagram ku tregon të vërtetën e saj.

“Jam e zhgënjyer që më lind nevoja ta postoj këtë, por… më duhet të them të vërtetën time. Merreni si të doni.

E VËRTETA IME ËSHTË:

E takova Tristan sepse AI ZGJODHI të dalë në një takim me mua, ku na njohu një mik i përbashkët i joni. Pasi dola në disa takime, Tristan më tha që kishte një ish të dashur që ishte shtatzënë. Sigurisht që unë ngurroja të vazhdoja takimet me të apo të nisja një lidhje. Ai m’u betua që lidhja e mëparshme kishte përfunduar përpara se ne të takoheshim. Ai më bëri të flas me rrethin e tij më të ngushtë. Më tregoi prova fizike (korrespondencën mes të dyve) dhe më bëri të flas me avokatët e tij për të vërtetuar atë që më kishte thënë. Miqtë e tij, ortakët në biznes dhe madje mamaja e tij, më thanë që ai dhe ish e dashura ishin ndarë përpara se ne të takoheshim.

Kjo është e vërteta ime! E vërteta që besova. Nëse për ndonjë arsye kjo nuk është e vërteta, më vjen tmerrësisht keq që Tristan dhe rrethi i tij i ngushtë kanë gënjyer për diçka si kjo! Lutem që të jetë e vërteta ime. Zoti e di që lutem, por tani, nuk di se çfarë të besoj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *