• |
ide | kryesore

Real Madrid ka “Pleshtin” e tij: mbërrin Takefusa Kubo, “Messi japonez”

Sport



Edhe Real Madrid do të ketë Messi. Japonez vërtetë, por kështu është pagëzuar prej disa vitesh Takefusa Kubo, mesfushori ofensiv i datëlindjes 2001, që në të shkuarën është rritur në moshat e Barcellona, jo pa problem. Merengues kanë njoftuar blerjen e talentit japonez, që tani ndodhet në Kupën e Amerikës me Japoninë, duke e marrë nga Tokyo FC, që fillimisht do të luajë për Real Castilla nga sezoni i ardhshëm.

Një mesfushor ofensiv i aftë të luajë edhe si sulmues, è që në moshën 10 vjecare pushton faqet e gazetave jo vetëm të vendit të tij, kur u transferua në La Masia në Barcellona. Katalanasit u dënuan për blerjen e tij dhe kjo e detyroi Kubo të kthehej në Japoni tek FC Tokyo, duke u bërë në moshën 15 vjecare e 5 muaj lojtari më i ri i J League. Driblingu është pika e tij e fortë, sheh mirë portën e quhet “Messi japonez”. Shumë parashikonin që në moshën 18 vjecare do të kthehej në Spanjë, e kështu do të jetë, por jo tek Barcellona por rivalët e mëdhenj të klubit katalanas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *