• |
ide | kryesore

Përplasjet për KZAZ-të/ Kryebashkiaku i Beratit kërkesë për lirimin e ambienteve

Lajme



Njësitë vendore të drejtuara prej kryebashkiakëve nga radhët e opozitës së bashkuar joparlamentare, po vijojnë të dërgojnë kërkesa kundrejt KZAZ-ve të qyteteve përkatëse për lirimin e ambienteve të zëna, ku parashikohej të mbaheshin votimet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në ndjekje të shembullit të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi dhe drejtuesit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, kreu i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, i ka bërë thirrje KZAZ-së nr.64 për lirimin vullnetar të ambienteve dhe heqjen e listave të shpallura të zgjedhësve, në respektim të dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Në të kundërt, ashtu sikurse Frrokaj, Sinaj ka paralajmëruar ndërhyrjen e Bashkisë për zbrazjen e të gjitha hapësirave nën vartësinë dhe nën pronësinë e saj.

Menjëherë pas dërgimit të shkresës zyrtare të Bashkisë, KZAZ nr.64 në Berat po ruhet nga forcat të shumta policore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *