• |
ide | kryesore

Pesë prioritetet e Igli Tares: nga Milinkovic tek mbrojtësit…

Sport



Java e fundit e pushimit për Lazion, përpara se të rifillojë të punojë seriozisht: nga 8 korrik do të nisin vizitat mjekësore me grumbullimin e zakonshëm në Formello. Merkato është duke u futur në fazën e nxehtë dhe Simone Inzaghi shpreson të shkojë në grumbullim me sa më shumë sqarime të mundshme. Për këtë do të jetë themelore puna e drejtorit sportiv, Igli Tare, axhenda e të cilat ka pesë prioritete për të kryer:

Përpara shitet e më pas blihet – Ka qenë gjithmonë kështu filozofia e Lazios së Claudio Lotitto. Ja përse Tare duhet të kërkojë të shesë me insistim ndonjë mbrojtës që nuk hyn në planet e teknikut – Ëallace e Petric për shembull – për të blerë një qendër të mundshëm titullare. Duhet të paktën një, por numri do të mund të shtohet në bazë të daljeve. Për t’u monitoruar situata e rumunit Radu, lamtumira e ardhshme nga bardhekaltrit.

Të bëhen sqarime mbi Luis Alberton dhe Milinkovic – Janë dy situata të ndryshme, por secila themelore sepse përfaqësojnë (ndoshta) dy pikat e forcës kryesore të skuadrës. Njëri prej të dyve mund të largohet edhe menjëherë dhe të gjitha të dhënat të çojnë tek serbi, por pas zhvillimeve të fundit dhe përplasjeve në intervistën e tij me presidentin Lotitto, mund të mos shpëtojë as spanjolli. Në çdo rast, duke parë rëndësinë e mesfushorëve, nyja duhet zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur, për të shmangur surprizat e shëmtuara që mund të ndodhin në fillimin e sezonit.

Kompletimi me mesfushorët e krahut – Inzaghi në momentin e rinovimit ka qenë i qartë: duhen pesë mesfushorë në gjendje që të bëjnë diferencën, apo ndryshimin. Nëse në të majtë emri i nxehtë është ai i John, mesfushori sulmues në mbërritje nga Malaga, në të djathtë prioriteti mbetet në emrin e Manuel Lazzarit të SPAL.

Sistemimi i sulmit – Ai sulmues është reparti në të cilin ka më pak emergjencë, por duhet të paktën të ndërhyhet. Mbi të gjitha nëse largohet menjëherë Caicedo, në përfundim të kontratës më 2020. Inzaghi – përveç Adekanie – shpreson që të ketë një tjetër sulmues pavarësisht të tjerëve që ka në dispozicion.

Të vlerësohen shumë lojtarë që vijnë nga huazimet – Shumë do të vijnë për t’u vendosur, të tjerë do të mund të rihyjnë në tratativa dhe në fund disa, të paktën më të rinjtë, do të shkojnë në grumbullim për të bindur teknikun Inzaghi. Janë gjashtëmbëdhjetë në total, që do të thotë se për Taren priten ditë të nxehta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *