• |
ide | kryesore

Igli Tare i gjen zëvendësuesit e Leiva e Milinkovic Savic… në Turqi

Sport



Lazio kërkon në Turqi zëvendësuesit për dy pedinat e mesfushës Lucas Leiva e Sergej Milinkovic Savic. E gjithë vëmendja e bardhekaltërve është përqendruar tek Dorukhan Tokoz, 23 vjecari i Besiktas, nën kontratë deri në 2021. Një zgjidhje për të mbuluar ikjen e Badelj, i mbërritur një vit më parë me parametër zero nga Fiorentina, pikërisht si alternativë e mesfushorit brazilian.

Për Tokoz, mesfushor shumë i aftë në markaturë, tratativa mund të mbyllet për shumën e 10 milionë euro, pas një sondazhi të parë nga Lazio, që u soll rreth 7 milionëve. Drejtori Sprotv bardhekaltër Igli Tare po vlerëson edhe një tjetër pistë turke, ajo që të con tek Yunus Akgun, 18 vjecari i Galatasaray. Nën shënjestrën e Tares që nga 2018, me shqiptarin që po monitoron situatën e tij kontraktuale: skadenca në 2020 e Akgun nuk ka ndërmend të rinovojë me Galatasary, që mund të detyrohet ta shesë në këtë sesion merkato me cmim të ulët, për të mos e humbur me parametër zero.

Në Turqi po kërkohet edhe për një lojtar që të marrë vendin e Milinkovic Savic, shumë i kërkuar në merkato. Yusuf Yazici, 22 vjecari i Trabzonspor, është shumë i ngjashëm me Milinkovic për mënyrën e lojës: forcë e kapacitet për tu infiltruar, duke nisur nga mesfusha. Trabzonspor kërkon 20 milionë për ta shitur, por për të lëvizur Lazio pret ende të njohë cfarë do të ndodhë me serbin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *