• |
ide | kryesore

Cakaj në konferencë për mediat: Zgjedhjet do mbahen më 30 qershor

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka reaguar pas vendimit të Presidentit Meta për të dekretuar 13 tetorin si data e zgjedhjeve vendore duke u shprehur se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, ndërsa ka akuzuar opozitën se po tenton destabilizimin e vendit dhe përsëritjen e një ’97-e të dytë.

Sipas Cakajt, opozita po sakrifikon Shqipërinë, për të shpëtuar veten, ndërsa iu ka përcjellë një mesazh paralajmërues kundërshtarëve politikë se me këto përpjekje do të thellojnë izolimin e tyre.

“SHBA dhe BE kanë shprehur qartë se zgjedhjet duhet të jenë paqësore dhe demokratike. Ndërhyrja në proces është një akt kriminal. Këtu kemi ardhur në një fazë tjetër, opozita po sakrifikon Shqipërinë, për të shpëtuar veten. Përpjekjet e tyre do të thellojnë izolimin e tyre.

E vërteta mbetet vetëm një: zgjedhjet më 30 qershor. Shqipëria e vitit 2019, pas marrjes së raportit pozitiv për negociatat, duhet të motivohej nga të gjithë për hapjen e negociatave. Shqipëria do duhet të diskutonte për integrim më 2025, por një pjesë ka zgjedhur ngjalljen e frikës për konflikt civil, për të na kthyer në 1997. E vërteta është se as Shqipëria nuk do të kthehet më 1997, as zgjedhjet vendore nuk do të shtyhen përtej 30 qershorit, dhe as zgjedhjet parlamentare nuk do të bëhen para 2021.

Pas përpjekjes masive të opozitës për t’i mohuar shqiptarëve të drejtën e lirë të votës më 30 qershor, angazhimi qytetar në zgjedhjet e 30 qershorit nuk është thjesht rinovim i pushteti vendor, por edhe vendosje e një shembulli historik në raport me praktikën e mbrapsht.

Jemi në moment delikat të procesit të integrimit. Shqipëria duhet të shmangë me çdo kusht problemet e brendshme për hapjen e negociatave në tetor. Çdo proces i besueshmërisë politike përmban edhe mundësinë e shikueshmërisë institucionale, ndaj deri në tetor sfida e përbashkët është integrimi, vazhdimi i reformave dhe sigurimi i 30 qershorit”, është shprehur ministri Cakaj.



16 Comments

  1. Foli ky vogelushi? Gjino, po te perdorin. Kujdes se po te futen ne burg, ti qe je i njome dhe shqipen nuk e flet mire, do jesh shumeperdorimesh. Deri sa te arrish te gjesh fjalet ne shqip per te kerkuar ndihmen e gardianeve, te kane perdhunuar gjysma e burgut. Kukdes sapunin ne dush se pastaj….

  2. Ore, ke veni nu do mun rrish pa rrojtur se nuk duan lesh cunat e Damianit. Ata dun ftyra te pastra e trup te depilum. Boji kto gjojna para se tshkosh aty. Do tmajbe be pllom te dores

  3. Po ky eshte minister i jashtem apo zyrtar i PS? Nqs eshte minister i jashtem i gjithe Shqiperise, pse nuk flet per ceshtje te diplomacise por per ceshtje politike ne favor te vetem njeres prej partive qe funksionojne ne Shqiperi? Nqs eshte zyrtar i PS-se, pse paguhet me parate e gjithe shqiptareve, te cilet nuk jane vetem anetare te PS-se?

  4. Eshte i rilindjes. Ky eshte zakoni ketu dhe mentaliteti . Ketu flet goja e jo mendja. Po edhe bushatin po keshtu do ta kishte nxjere. Gjejeni kush e ka radhen me fol?! Tao? Apo ulsinja?

  5. O -Gjino-shko luaj me kukafshhtesi ,se je i vogel nuk te duhen keto gjera ,konsultou me Batonavicin nje here, apo ai te tha dil para kamerave.?

  6. Po ku jeni o pseudosocialiste te qelbur. Jua fut Rama e ju i thoni me fal se te kam kthyer kurrizin.
    Po te pakten behuni nje here burra.
    O pandi hundederr
    O fino barkderr
    O brace miushi
    O ulqin lavatricja e ju te tjere.
    O ju dhjefshim burrerine. Je strukur si legene qe jeni. Njolla qe i vute PS mbase nuk ju del me fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *