• |
ide | kryesore

Nuk ka më shaka: 126 milionë euro e bëjnë zyrtarisht Joao Felix lojtarin e ri të Atletico Madrid

Sport



Joao Felix është zyrtarisht një lojtar i Atletico Madrid. Talenti portugez, është transferuar nga Benfica në Wanda Metropolitano për shumën e 126 milionë euro.

Joao Felix ishte një ndër pjesët më të lakmuara të merkatos e për talentin portugez kishin lëvizur të gjithë peshat e rënda të Europës, duke filluar nga Real Madrid, Juventus me sponsorizimin e Cristiano Ronaldos e Manchester City, një nga ato klub që kur vjen puna tek lojtarë me këmbë teknike nuk heziton. Vetëm se papritur është Atletico Madrid që ka bërë parakalimin ndaj të tre pretendentëve, duke marrë yllin e Benfikës.

I dhënë pothuaj pranë firmës me Citizens (me mundësinë për të qendruar edhe një tjetër vit në huazim tek Benfica), gjërat ndryshuan që kur e përditshmja portugeze Record zbuloi rreth një muaj më parë se sulmuesi 19 vjecar ndodhej në Madrid për të firmosur kontratën me Colchoneros të Cholo Simeone.

Atletico Madrid, në kërkim të zëvendësuesit të Griezmann, ka vendosur të paguajë klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 120 milionë euro që e lidhte Joao Felix me Benfica. Ylli që po lind i futbollit portugez duhet të firmosë një kontratë me një pagesë prej 6 milionë euro në sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *