• |
ide | kryesore

Video/ Argjentina thyen mallkimin e Maracanã…në gjysëmfinale e pret Brazili

F1, Sport, Video



Në 3 korrik në Belo Horizonte do të luhet gjysëmfinalja e ëndërrave Argjentinë-Brazil, spoti më i mirë i mundshëm që Kupa e Amerikës 2019 mund të imagjinonte në vigjilje të turneut. Albiceleste ka thyer 2-0 Venezuelën në cerekfinale e prish magjepsjen e Maracanã, pesë vjet pas humbjes së hidhur në finalen e Botërorit kundër Gjermanisë.

Protagonisti i mbrëmjes nuk ka qenë Lionel Messi, por sulmuesi i Inter Lautaro Martinez, epiqendra e manovrës së formacionit të Scaloni e autor i një kryevepre absolute në minutën e 10′ të pjesës së parë: në zhvillimet e një goditje këndi Agüero kroson në zonë, aty ku Lautaro devijon në rrjetë me një finte, që nuk i lë asnjë mundësi portierit venezuelan. 1-0 dhe është goli i gjashtë në 10 ndeshje me fanellën e Argjentinës për Lautaro.

Messi&Co vuajnë sulmet e Venezuelës për pjesën më të madhe të 45 minutave të dyta, por në të 74′ Lo Celso gjunjëzoi ndeshjen me golin e shënuar nga fare pranë, pas gafës së Farinez në goditjen jo të parezistueshme të Agüero.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *