• |
ide | kryesore

Video/ Messi? Lautaro po udhëheq Argjentinën: gol me takë spektakolar

Sport, Video



Argjentina kërkon kualifikimin, kundër Venezuelës, për të lënë pas atë fillim shkatërrimtar në Kupën e Amerikës, por kur të gjithë presin Lionel Messin të bëjë atë që Albiceleste janë mësuar ta shohin të bëjë, në katedër ngjitet Lautaro Martinez. Sulmuesi i Inter, pasi shënoi golin që i hapi rrugë fitores së parë të Argjentinës në turneun që po zhvillohet në Brazil, në ndeshjen kundër Katar, ka lënë gjurmë kundër Venezuelës, me një gol spektakolar, me një goditje me takë, që nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit Farinez.

Lautaro është tashmë shënuesi më i mirë për bardhekaltrit me dy gola në katër ndeshje, ndërkohë që ylli i Barcelonës ka shënuar vetëm një, edhe atë me 11 metërsh, në barazimin 1-1 përballë Paraguaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *