• |
ide | kryesore

Tottenham ul kërkesat për Eriksen: Real Madrid pret të bëjë goditjen…

Sport



Bota rrotullohet dhe situatat kthehen në të kundërt e kjo ndodh edhe në futboll. Nëse verën e kaluar ishte Real Madrid që kërkonte me insistim bashkëpunimin e Tottenham për Christian Eriksen, tani rolet janë ndërruar. Sipas Marca, në fakt, ka qenë presidenti i Spurs, Daniel Levy, që ka thirrur drejtorin e përgjithshëm të madrilenëve, duke i ofruar danezin pas mungesës së marrëveshjes për rinovimin e kontratës me mesfushorin e talentuar.

Eriksen, një lojtar me teknikë dhe vizion të lartë loje, ka qenë një prej pjesëve të cmuar të merkatos, por pretendimet e forta të londinezëve, sidomos pas arritjes në finale të Champions League kanë mbajtur larg rivalët. Kontrata e danezit me Tottenham përfundon në qershor 2020, pra pas një viti, për këtë arsye kërkesa është ulur: nga 150 milion një vit më parë në 70 aktualisht. Ende shumë, sipas Florentino Perez dhe njerëzve të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *