• |
ide | kryesore

Chelsea, çmenduritë e zakonshme verore: sezoni nis pa trajner, për Lampard bisedohet akoma

Sport



Chelsea mbetet gjithnjë Chelsea, ose më saktë klubi më i paparashikueshëm dhe i diskutueshëm i Premier League. Cdo verë, Blues kanë një cështje që i shqetëson: në 2015 sherri mes José Mourinho e doktoreshës Eva Carneiro; në 2017 mesazhi i Antonio Conte për të hequr qafe Diego Costa; një vit më parë nisi stërvitja me Conte në pritje të akordit me Maurizio Sarri; tani, pas lamtumirës së Sarri, një tratativë sfilitëse me Derby County për të rikthyer në bazë Frank Lampard. Për momentin, Derby e ka përjashtuar Lampard nga 48 orët e para të punës: Rams, të mundur nga Aston Villa në finalen e playoff të Championship në 27 maj, kanë nisur sot stërvitjen. Të enjten ata do të fluturojnë në Florida e nuk dihet kush do të udhëheqë skuadrën: për tani roli i menaxherit është vakant.

Problemi është se pavarësisht gjithckaje, Chelsea e Derby nuk kanë gjetur akoma akordin. Rams kërkojnë 4,5 milionë euro për të liruar trajnerin, por Chelsea dëshiron ulje. Me Lampard është arritur akordi për një kontratë trevjecare me 4,5 milionë në sezon e do të jetë tekniku i parë anglez, pas 23 vjetësh, që do të ulet në pankinën Blues: i fundit ishte Glenn Hoddle në 1996.

Në teori është punë e kryer, praktikisht duhet pritur akoma e Chelsea është gati të fillojë përgatitjet. Grumbullimi është fiksuar për të premten, në 5 korrik në qendrën sportive të Cobham. E si për të komplikuar cështjen, ish portieri Petr Cech, tani drejtues në Londër ka shtuar se “nuk është vetëm Lampard në garë për detyrën e trajnerit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *