• |
ide | kryesore

Haradinaj kërkon ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

Lajme, Të fundit



Politikanët shqiptarë në Kosovë dhe në Shqipëri angazhohen për bashkëpunim, por në praktikë palët janë ende larg. Një ndër mungesat është dhe lidhja me hekurudhë për të cilën kryeministri Ramush Haradinaj deklaron se linja është e ngritur me Serbinë, por jo më Shqipërinë. Ndaj ai ka kërkuar nisjen e punimeve duke e parë me interes një linjë Prishtinë-Durrës.

Në Kosovë filluan punimet për rehabilitimin e fazës së parë të linjës së 10-të hekurudhore Prishtinë-Hani i Elezit.

Ky projekt u cilësua i një rëndësi të veçantë pasi e lidh Kosovën me shtetet e rajonit.

I pranishëm në ceremoni, kryeministri Ramush Haradinaj, e quajti infrastrukturën parakusht për zhvillimin ekonomik dhe gjithashtu kërkoi ndërtimin e linjave të veçanta hekurudhore që e lidhin Kosovën me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Kosova mund të mburret për infrastrukturën rrugore, por ngecim në infrastrukturën hekurudhore. Ka qenë e domosdoshëm rehabilitimi i kësaj linje. Një aspekt që na sfidon është infrastruktura energjetike dhe infrastruktura ujore. Kosovës do t’i duhej të ketë rezerva të ujit, siç ishte rasti i Gjilanit. Sot po niset rikthimi i linjës hekurudhore për në Han të Elezit. Ne kemi linje hekurudhore me Serbinë dhe Maqedoninë, por jo me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Është me interes që të ketë një linjë Prishtinë-Durrës. Ne na mungon po ashtu dhe infrastruktura e gazit natyror”, tha kryeministri Haradinaj.

Linja hekurudhore Prishtinë-Hani i Elezit 150 kilometra e gjatë dhe merr rëndësi pasi lidh vendet e rajonit dhe shton kapacitetin transportues të mallrave.

Ai paraqet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore që realizohet me mbështetjen e Bashkës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe BE-së.



10 Comments

  1. Haradinaj.

    Je nje Shqiptar patriot.

    Ky Qelbesira, Monstra qe kemi ketu,
    dhuroi Rrugen e Kimbit tek nje rentier, modeli me I ndyre I biznesit,
    duke I dalw Shqiptareve ne te Syria anet e tunelit, per te bere “collection” garabitje te cdo Shqiptari qe kerkon te komunikoje me Shqiptaret.

    Ky Monster ka bere nje Kontrate poshteruese dhe te pabese.

    Kujdes nga Maskarai/ Keyeminister/Koncesionar qe kemi ne Shqiperi.

    Eshte I pabese dhe Nuk donte mbeshtese se ka vene traun ne Rrugen e Kombit, dhe grabit xhepat e cdo pasagjeri qe kalon, me kete peivatizim te ndyre.

  2. mir qe vin me thes me patate me vete, tani dun me evitu dhe taksen e rruges…. ca kosovaresh te qelbet jan… nga ana tjeter sfalin nje lek perkundrazi, marrim shembull industrine e muzikes (qe e njoh mire), cmimet e kosovareve jane me te shtrenjtat. shembull nese ledri merr 3-4 mije euro ne kosove dhe europe e gjithandej, ne tirane kerkon 10 mije euro. e keshtu me rradhe getoari, ermal fejzullahu, tayna, istrefet, majku etj.

  3. O KURVE Rilindase.

    Me Mut e ke trurin.

    Kaq shume e do Partine she Udheheqesin.

    Ketu po flasim per Ekonomi.

  4. Thesin me patate mire bejne qe e Martin. Duhet ekonomi.

    Rilindje quher kur Copa e Derrit, qe eshte Kuksian Rilindas, shkon ne Tirane per punet e vete, dhe tek tuneli fut doren ne xhep qe te Ushqeje nje Oligark dhe Kryeministrin Monster.

    Dhe pas kesaj ky Cope Derri shkon dhe Voton per Rilindjen.

    Ky Kryeminister dhe Oligqrk eshte me fat me kete Cope Derri apo Dele qe e rrjep dhe me tej I merr dhe Voten.

  5. HEJ HARADINAJ NUK E DIN KUSHE KRYEMINISER NE SHQIPNI ESHTE AI QE THOSHTE PER RRUGEN E KOMBIT RRUGE QE STE CON GJEKUNDI PASI BERI TE GJITHA PERPJEKJET PER TA NDALUAR DHE BERISHA I THA QE NE KETE RRUGE DO E NDRTOJME DHE ME VARSET E GRAVE ATEHER E LA FJALEN SI I DHIER KA 5-VITE QE MUNDOHET TE COPTOJ KOSOVEN POR DHE KETE SE ARRITI KA PLANE TE COPTOJ SHQIPERIN SE SIPAS KETIJ TE CMEDURI SHQIPERIA ESHTE NE SHKUMBIN E POSHT DHE PASTAJ TJA BASHKOJ GREQIS SE VETE ESHTE GREK LERE CFAR THOT ..KY DUHET TE GJYKOHET PER KRIM NDAJ NJE KOMBI…..

  6. O Cope Derr.

    Berisha e ndertoi pjesen me te veshtire.

    Kur iku e la Rrugen e Kombit pa pagese.

    Kurse Qelbesira e dhuroi tek nje Oligark.

    O cope Derr.

    Nuk ke sensor tek xhepi?????

    Oligarkut nuk I kercet qe je Rilindas, tund paret te thote edhe ty o Cope Derr.

    Keyeministri do te jape edhe ty o Cope Derr me Komceaion nje dite.

  7. Ketu ja ke fut pordhes kot o Hajredin, pasi kjo eshte nje enderr e parealizueshme, dhe se kjo hekurudhe e ka efektivitetin shume te ulet.Pastaj ti harron qe hekurrudha shqiptare ka 30 vjet qe ka falimentuar

  8. Ideja ka nevoje per nje studim fizibiliteti. Ne Shqiperi hekurudhat kane falementuar, Arsyeja? Dhe kjo do nje studim fizibiliteti. Realisht ne Shqiperi ekonomia e tregut eshte duke u implemetuar ne kaos e siper ku nuk shohim ndonje studim serioz per prioritete ekonomike, biles duhet thene nuk ka fare studime ose nuk perfillen. Fatos Nano pati bere nje marveshje me nje kompani amerikane per zhvillimin e hekurudhes, Sali Berisha e prishi marveshjen dhe humbi dhe gjyqin me kete kompani. Me vone Sali Berisha hodhi idene e hekurudhes me Kosoven por nuk pame as studim e as ndonje pese leksh pune per ta ndertuar. Te dyja shtetet shqiptare nuk kane nevoje per ide propogandistike patriotike ose politike por per vepra reale qe sjedhin dobi shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *