• |
ide | kryesore

Lil Nas X pranon homoseksualitetin (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Kënga e tij “Old Town Road” është padyshim hiti i padiskutueshëm i këtyre muajve të fundit, duke kryesuar dhe listën e rëndësishme të “Billboard” në Amerikë për një kohë të gjatë.

Po flasim për reperin Lil Nas X, I cili përveçse u bë një nga paktët, për të mos thënë i vetmi artist më ngjyrë që guxoi të ndërthurte muzikën rap me country në një këngë, tani ka rrëfyer se është homseksual.

Ose të paktën kshtu të lënë të kuptosh një seri postimesh që ai bëri ditën e djeshme në Twitter, ditë që ishte dhe e fundit e muajit qershor, i cili në shumë vende njihet si “Muaji i Krenarisë” dhe kur njerëzit organizojnë parada në mbështetje të të drejtave të homoseksualëve. Sapo mbaroi performancën e tij në festivalin e famshëm të “Glastonbury”-t përkrah Miley Cyrus, reperi shkroi përbri videos së një kënge të vjetër të tij, e cila titullohet “C7osure”: “Disa prej jush tashmë e dinë, disave prej jush nuk ju intereson, ndoshta disa nuk do duan më të më dëgjojnë. Por përpara se të mbarojë ky muaj dua që të dëgjoni me kujdes këngën c7osure

”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *