• |
ide | kryesore

Negociatat/ Presidenti polak kritika BE-së: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet

Lajme, Planet



Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka kritikuar Bashkimin Evropian për shtyrjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit ndaj dy vendeve kandidate, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Duda vëren se është e padrejtë që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u kërkohet të marrin pjesë në një garë “ku nuk mund të shohin vijën e finishit”, duke u bërë thirrje shteteve anëtare të Unionit, që të ofrojnë një perspektivë të qartë anëtarësimi.

Gjatë punimeve të Samitit të Poznanit, mbajtur në kuadër të “Procesit të Berlinit, nismës së kancelares Angela Merkel për të ruajtur dhe fuqizuar rolin e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Duda tha se të dyja vendet kanë kaluar nëpër “reforma të vështira”, për të përmirësuar shanset e tyre për anëtarësim.

Muajin e kaluar, shtetet anëtare të BE-së shtynë vendimin për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në tetor të këtij viti, për shkak të hezitimeve të disa vendeve, veçanërisht Francës dhe Holandës.

Katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që synojnë të anëtarësohen në BE janë: Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.

Ndërkaq, më herët këtë javë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e bllokut, derisa ky i fundit të reformohet së pari prej së brendshmi.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *