• |
ide | kryesore

Abuzoi seksualisht me të bijën, arrestohet babai monstër

Lajme, Të fundit

Pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel të abuzimit seksual që babai kishte kryer për tre vite me vajzën e tij, ka reaguar edhe Policia që njofton se ka bërë arrestimin.

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së martës një ngjarje të rëndë, incest brenda familjes. Babai ka abuzuar sistematikisht me vajzën e tij për vite me radhë e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.

Gjatë emisionit nuk u bë publike as vendi ku ka ndodhur ngjarja dhe as inicialet e personave të përfshirë, për të ruajtur vajzën 18 vjeçare, por këto janë përfshirë në njoftimin e policisë.

Vajza kishte bërë më herët denoncimin ndaj babait, por ai ishte njoftuar nga efektivët.

”Bëra denoncimin, por sa shkoi denoncimi im atë u vu menjëherë në dijeni nga një polic shok i tij” shprehet vajza.

“Më thirrën edhe mua në polici dhe më bënë presion duke më thënë se nëse nuk e tërheq kallëzimin , ndoshta edhe nuk provohet abuzimi e në atë rast do përfundoja unë në burg” tregon 18 vjeçarja e cila ishte detyruar të tërhiqte kallëzimin.

Burri është arrestuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë.

Biseda e parë:

Vajza: Ça je t’u bë o ba?

Babai: Do rrijmë në hije aty.

Vajza: Pse ça do me ba i tu?

Babai: Do ta bajmë o ba..

Vajza: Jo, s’jemi tu bë kurrë gjo…

Babai: Ndalo aty të lutem…

Vajza: Nuk e bëjë kurrë gjë unë…

Babai: Ndalo aty në hije..

Vajza: Nuk ndaloj ore jo…

Babai: E ndaloj unë.

Vajza: Nuk e ndaloj unë po ec, ec përpara se nuk ndaloj jam duke t’thanë…Unë nuk ulem.

Babai: S’ke nevojë me u ul!

Vajza: Nuk bëj kurrë gja…

Babai: Mos e baj kaq po të them!

Vajza: Jo, s’un…

Babai: Fute indietro.

Vajza: Jo nuk e fus indietro. Nuk ec ore për Zotin.

Babai: Ec, futi indietro të thashë.

Vajza: S’jam tu ec idietro, jam t’u ec përpara. Unë kam ardh për punë. Ec pra..

Babai: Mos t’i thyej dhamët në tokë po të them…

Vajza: T’kam thënë, do të them vet…ec ere ke shpaja.

Babai: Kur thu vet?

Vajza: Ec pra, hej zot te shpaja.

Babai: Po mos me e bp te shpaja?

Vajza: A dole për punë a dole për me bo ça bën me mamin? Ec mbaro punë ke shpaja.

Babai: Ke shpaja këna qenë e s’e këna ba gja?

Vajza: Apo më len të shkoj ke shpaja?

Babai: Kalo këtej

Vajza: S’jam t’u kalu, jam tu thanë ke shpaja.

Babai: Mos më vu me ec, po mos me nigju me bo te shpaja.

Vajza: Çom ka shpaja të thashë, ec..

Babai: Nuk je t’u shku ke shpaja. Se atë e di unë. Se ti me qen në shpajë s’un më

Vajza: Më 12 shkon mama ke shpaja, m’punë.

Babai: Vrje se për sytë të ballit nuk e bëmë sot. mbaje mirë se ke shkref çdo gjë.. Mos më thuaj te shpaja se mbrapa se nuk munem. A je tu ngju?

Vajza: Tu ngju jam.

Biseda e dyte

Vajza: Çar hallin ke re?

Babai: Hera e fundit, për Zotin.

Vajza: Për çfarë e kërkon të fundit herë nuk e marr vesh. A nuk të del mama?

Babai: Nuk është puna e mamës o bab,,

Vajza: A nuk të del mama?

Babai: A e këna lanë qështu…

Vajza: Qashtu e ke lanë, po a nuk të del mama… A ke gojë me e thënë q’atë fjalë? A ka për të pranu i madhi Zot me vdek? A ka me të pranu i madhi Zot atje?

Babai: A s’do me e bo?

Vajza: O s’kam për ta bo. S’ke turp! M’the ec babi, merri letrat në M…e më fut nëpër skuliqe, futi idietro e ec ta bëjmë.

Babai: A s’do me e bë?

Vajza: S’kam për ta bë!

Babai: Leje…

Vajza: Nuk e di si të shkon për mend me i thënë gocës tande..hajde dalim e sh…

Babai: Mos bërtit.

Vajza: Nuk jam t’u bërtit jam tu t’thënë, kurrkush nuk ka, kurrkush nuk është t’u ndëgju. Ishallah s’të kanë ngja të tjerët.

Babai: Ja më ke ngja, s’më ke lënë gjë mangut kurrkun.

Vajza: Shumë mirë, më mirë me të tjerë a me babën tat ore?

Babai: Me shku ti me tjerët aa?

Vajza: Më mirë me të tjerë a me babën tat ore? E ke bërë 700 herë.

Babai: Tre herë e këna bo dhe tre herë me siklet.

Vajza: Ti ke qenë ai që ke kap litarin, karikuesin, sinxhirin krejt i ke kap e më ke rraf dhe ke bo me zor.

8 Comments

  1. Ja, keta lloj njerzish qe ne fakt jane me shume kafshe se njerez kane zbritur ne Tirane e qytete te tjera, kane zaptu toka , kane ndertu vila se i lejoji kryemaloku sikur ti kishte tokat e Sheqeres e tashti ngrihet, mos ja prishni thote.
    I veshi derrat i beri police dhe ata marrin nen mbrojtje njeri tjetrin edhe ne raste kafsherore si ky, sepse perversitetin ata nuk arrijne ta kuptojne , i duket normalitet
    Tmerrohem kur mendoj qe nje njeri te tille mund ta kesh komshi ne deren perballe, kur femija mund te shoqerohet me femijen qe vjen nga te tilla familje, kur polici qe normalisht une duhet te kem besim te plote dhe mbrojtje del te jete ne te vertete nje njeri i rrezikshem me instikte kafsherore dhe pa nji grame civilizim, dhe une frigohem e dua te iki , te iki sa me larg nga ky vend i bukur por i populluar nga bisha te egra te pamundeshme te zbuten ndonjehere.

  2. Po kodi penal i denon deri ne 7 vjet. Por nuk cuditemi se ka ndodhur te ken dale pas 1viti. Ne nje kohe qe keto perbindsha dhe ne burg te sigurise se larte duhen denuar perjete. Por km yn moster eshte shume i preokupuar te mbylle portale dhe blere media se te ndryshoje ligje qe nxjeri ose dhe nuk denohen fare perdhunues qe kane mbire ne keye toke si kerpudha. Policia nuk i mer ne mbrojtje dhe bile lajmeron me qellim terheqje denoncimi. Per keto felliqesi populli duhet te dale ne shesh.

  3. Idene se keni sa mijera raste te tilla monstruoze ka ketu. Dhe ta dini deren e policise se shpellave e te shpellareve ne krye e kane te mbyllur. Kjo eshte e vertet. Kjo nuk eshte e re por kurre ndonjehere ne keto permasa nuk ka qene. Kjo eshte nje kauz me vehte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu