• |
ide | kryesore

Chris Brown reagon pas akuzës për abuzim seksual

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari Chris Brown ka ndarë së fundmi  tekste të supozuara dhe mesazhe zanore nga gruaja që ngriti një padi prej 20 milionë dollarësh kundër tij për abuzim seksual.

Paditësja ( identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur) tregoi se  sulmi ndodhi në një jaht në shtëpinë e Diddy’s Star Island.Por, përmes rrjetit të tij social, Instagram, Brown ka publikuar disa mesazhe  që ai pretendon se janë nga e njëjta grua, të cilat supozohet se janë dërguar pas datës që ajo pretendon se është abuzuar.”Më Mungon. Pse luan me mua? Ti ishe më i miri që kam pasur”, lexohet në një nga mesazhet e supozuara së bashku me një selfie.

“Nuk mund të hedhësh baltë mbi emrin tim .  Tani le të shohim nëse mediat do të ruajnë të njëjtën energji që kishin në përpjekje për të më shkatërruar mua, për të treguar historinë e vërtetë. Unë dhe ekipi im po marrim masa ligjore për këtë situatë. Ju nuk   mund të luani me njerëzit e tillë”, shkruajti këngëtari në psotimSipas TMZ, avokati i gruas,  Ariel Mitchell konfirmoi se klientja e  saj i dërgoi këto tekste dhe mesazhe zanore. Muajin e kaluar, Departamenti i Policisë së Miami Beach nisi një hetim për dy akuza të veçanta të të bëra kundër Brown. Gruaja tjetër pretendon se ajo u takua me këngëtarin në një hotel vetëm disa ditë pas incidentit tjetër, duke pretenduar se i ra të fikët pasi ai i dha me forcë një “substancë pluhuri” në gojën e saj./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *