• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Kanë marrë fund pazaret politike në kurriz të shqiptarëve

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi më një video të protestës ka falenderuar të gjithë shqiptarët që janë bërë pjesë e ndryshimit.

Kryemadhi thekson se ky ëhstë momenti kur Shqipërisë i duhet dhënë një shtet me institucione të forta dhe që garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin.

“Falenderoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij ndryshimi!

Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që vjen nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Shqipëri ku të gjithë janë të barabartë para drejtësisë, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet.

Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin”.

Sipas saj “Pazaret në kurriz të shqiptarëve për karriket e politikës kanë marrë fund.

Ne jemi së bashku në këtë betejë si qytetarë të barabartë që duan më shumë Shqipërinë se sa partinë. Rruga jonë është e mbushur me sfida dhe ne jemi të gatshëm t’i përballojmë.

Sepse për ne Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!”



9 Comments

  1. Ka ardhur koha thote. E vendosin keta kohen kur vjen. A kane turp pak. Si vazhdojne dhe flasin akoma ne emer te gjithkujt. Jo eshte koha qe ky popull te mos dale me ne votime dhe te mos hapi as telev. InshAllah e ben. Me more vone se hic.

  2. Marveshjet politike nuk dini ti beni. Po ato ekonomike po. Jeni bere ekspert fushe per to. 30 vjet eksperience.

  3. Me mire na thoni si do ti lani 3.5 miliard € te ditura qe ky pis km ka mare nga ppp e anetes? Dhe sa te fshehura ka ky popull per te paguar. Kete gjejeni te paren ne kutine e pandores te ramsorosit moster.dhe kush do ti paguaj. Shpresoj ta dini qe jemi me te varferit ne europe.!!!!!!

  4. po pazare me 7% e me bllok ne dore a kan marr fund apo vazhdojn akoma? po ajo 5% e rroges te njerezve qe keni fut ne pun a ka marr fund apo vazhdon akoma? po like floriri a e shiti gjith floririn? cift monstrash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *