• |
ide | kryesore

Drejtoi Bibliotekën Kombëtare për 5 vite, lirohet nga detyra Persida Asllani

Lajme, Të fundit
Drejtuesja e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, u lirua sot nga detyra nga Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Kulturës. Ajo ka drejtuar këtë institucion për 5 vite me radhë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TЁ BIBLIOTEKËS KOMBЁTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:

Znj. Persida Asllani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu