• |
ide | kryesore

Në SPAK për inceneratorët/ Pse e akuzon opozita Ëngjëll Agaçin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi qëndroi gati një orë në Prokurorinë Speciale të premten pasdite, ku u thirr si person që ka dijeni për aferën e inceneratorëve.

Prokurorët kanë arrestuar për këtë çështje ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin, Alqi Bllako.

I pari gjendet në spitalin e burgut, ndërsa i dyti në arrest shtëpie.

Opozita e ka akuzuar Agaçin se është implikuar në të njëjtën skemë korruptive si Koka dhe Bllako, por ai ka mohuar gjithçka në Komisionin parlamentar Hetimor për këtë çështje.

Historia e paligjshmërisë për inceneratorin e Elbasanit nis në vitin 2014, kur socialistët sapo morën pushtetin në aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Lexo edhe: Investigimi/Dalin dokumentat, si u vu qeveria në shërbim të koncesionarit të inceneratorëve

Lexo edhe: Inceneratorët/ Denoncimi i Berishës: Mafiozi Agaçio mashtroi, aty nisi afera e tmerrshme e 450 milionë eurove

Ishte Ministri i Mjedisit, Lefter Koka që nisi procedurat për inceneratorin e Elbasanit përmes një kontrate prej 28 milion eurosh me Klodian Zoton.

Kontrata e paligjshme mes Lefter Kokës dhe Klodian Zotos

Një nga shkeljet që prokurorët e SPAK i gjetën Lefter Kokës është procedura e jashtëligjshme, përmes së cilës i dha Klodian Zotos inceneratorin e Elbasanit.

Ligji parashikon tre lloje procedurash për konçensionet: 1) e hapur, 2) e kufizuar, 3) me negocim me shpallje njoftimi.

Ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka e dha konçensionin përmes një procedure të katërt, “me negocim, pa shpallje të njoftimit”. Diçka e tillë nuk parashikohet askund në ligj,

Por si i kaloi filtrat e institucioneve procedura e jashtëligjshme? E kujt është përgjegjësia që qeveria financoi miliona euro nga buxheti i shtetit një konçension të miratuar me procedurë të jashtëligjshme?

Edi Rama duke deshmuar ne komisionin hetimor per inceneratoret
Edi Rama duke deshmuar ne komisionin hetimor per inceneratoret

Justifikimi i Edi Ramës për financimin e kontratës së paligjshme

Nga gati 10 orë që Edi Rama dëshmoi në Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët, opozita i veçoi një deklaratë që zgjat pak sekonda.

Belind Këlliçi sapo e kishte pyetur se pse i dhuroi një bonus kompanisë së Klodian Zotos me firmën e tij, megjithëse thoshte se nuk e njihte fare si person?

Rama justifikohet se dosjet që i vijnë në tryezë janë të shumta. Ngre krahët për të treguar dengun me dokumenta dhe thotë: “E di si vihen ato firmat e mia? Vijnë ato dosjet të gjitha tak, tak, tak kështu. Dhe unë firmos pam, pam, pam!” VIDEO KETU

Me këtë deklaratë, Rama shkarkoi çdo përgjegjësi për dokumentat që firmos. Sepse pas krahëve të tij qëndron një skuadër juristësh që garantojnë ligjshmërinë e dokumentacionit, që del nga Këshilli i Ministrave. Dhe në krye të kësaj skuadre, është Sekretari i Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi.

Deshmia e Engjell Agacit ne komisionin hetimor per inceneratoret

Justifikimi i Ëngjëll Agaçit për financimin e kontratës së paligjshme

Gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, vetë Ëngjëll Agaçi u distancua nga kontrata e paligjshme mes Lefter Kokës dhe Klodian Zotos.

Ai mbrohet me faktin se kontrata nuk u miratua nga Këshilli i Ministrave, pra jo nga Rama. Kontrata u miratua nga Ministria e Mjedisit, pra nga Lefter Koka.

Agaçi pranon se me Vendimin e datës 17 Dhjetor të vitit 2014, qeveria bëri vetëm “sigurimin e financimit”, pra vetëm sa dha paratë për konçensionin dhe këtë qeveria është e detyruar me ligj.

Kur dëgjonte nga deputetët shprehjen se “qeveria miratoi kontratën”, ai nxitonte t’i korrigjonte menjëherë duke thënë “Vendimi 907, i datës 17 Dhjetor 2014 nuk ka miratuar as procedurën, as kontratën, por ka miratuar sigurimin e financimit”.

Me pak fjalë, Agaçi lë të kuptohet se Rama nuk ka firmosur asnjë vendim të paligjshëm, megjithëse kontrata për të cilën ai bëri sigurimin e financimit ishte në shkelje të ligjit.

Qeveria e koalicionit PS-LSI
Qeveria e koalicionit PS-LSI

A ishte në dijeni Agaçi për paligjshmërinë e kontratës Koka-Zoto?

Për më shumë se 2 orë që u përgjigj në Komisionin Hetimor, Ëngjëll Agaçi nuk e mohoi në asnjë moment, se ai kishte qenë në dijeni të paligjshmërisë së kontratës mes Lefter Kokës dhe Klodian Zotos.

Në fakt, një shkresë e kreut të Agjensisë së Prokurimit Publik, Eduart Ahmeti e kishte vënë në dijeni për problemet ligjore të kontratës.

Shkresa e kreut te APP, Eduart Ahmeti qe informon per shkeljet e kontrates mes Kokes dhe Zotos
Shkresa e kreut te APP, Eduart Ahmeti qe informon per shkeljet e kontrates mes Kokes dhe Zotos

Në këtë shkresë, paralajmërohet qartësisht për problematikën e procedurës së dhënies së konçensionit, për të cilin u arrestua Lefter Koka 7 vjet më pas.

Para deputetëve që vazhdimisht i kujtuan Agaçit procedurën e paligjshme, ai përsëriti faktin se kontrata në fjalë nuk u miratua nga qeveria, por nga Ministria e Mjedisit.

Por dokumenti i APP tregon se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave lejoi me ndërgjegje financimin e kontratës së paligjshme.

Justifikimi i tij i vetëm ishte se “këshilli i ministrave e miratoi në unanimitet”.

Mbetet për t’u parë se sa larg do të shkojë SPAK me hetimet e çështjes. Pak ditë më parë, gjykata speciale nxorri bllof prokurorët, kur liroi nga burgu Alqi Bllakon, “një peshk” shumë herë më i vogël se Agaçi./Lapsi.al



20 Comments

  1. QEVERI FASHISHTE QEVERI KURVASH,PEDERASTASH,HOMOSEKSUAL,QEVERI QE PERULEN DERI SA I PUTHIN KEPUCET ATI BAAAABBAAAA GJIKNURI KETA QE I SOLLEN NE SHQIPERI NGA NENURAT E PARISIT PER TE SHKATERRUAR KOMBIN SHQIPTAR,KETA QE ERDHEN NE SHQIPERI ME MISIONIN PER TE LARGUAR SHQIPERIN NGA AMERIKA,EUROPA, PERENDIMI DHE PER TJU BASHKUAR RUSIS,SERBIS , E KAME THENE E STERTHEN KA 7-8 VITE SE KETA JANE PER PRISHJEN E SHQIPERIS ME PERENDIMIN KETA PRISHEN ME QELLIM HAPJEN E NEGOCIATAVE NE 2013 ISHIN VETEM PER TI MARRE SEPSE DHE KUSHTI I FUNDIT U PLOTESUA NE QESHOR BERISH PRANOI HUBJEN DHE SHKOJ NE SHTEPI KY ISHTE KUSHTI I FUNDIT TE PRANOHEN ZGJEDHJET POR KETA LKUSH RUSI MOSONESH TE PREGATITUR NE NENURAT E PARISIT I PRISHEN ME GRISELDEN DHE NE VAZHDIM EURPO DONE QE TE NA MERR ME ZOR KETA NUK PRANOJNE BERTASI SIKUR UA KAN FAJN ATA KETA JANE KRIMINEL…KETU DO JEMI KUR TE THONE PAS CA VITESH SE NE JEMI ATA QE SOLLEM DHE MBROJTEM RUSIN HEROJ KETA PLEHRA,TIPA ORGJISTESH TE TIPIT V…………….A

  2. Kur dëgjoj të përgjërohen për Kosovën ata që bashkëpunuan me Millosheviqin, që shitën armë, lejuan të futen në Shqipëri gjithë farë eksponentësh të lartë të UDB-së, i bënë këshlltarë, zhdukën të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret serb, bënë funksionarë të lartë disa prej tyre, dhe, sikur të mos mjafton e gjithë kjo, në fund, kur lufta në Kosovë ishin në pikun e saj, bënë grusht shteti,opozita o shkul Llak ka 10 vjet qe per cfare nuk e akuzon ty te bene cudi pse

    1. PO AMERIKA JOTE SHKERDHATE QE U KA DHENE ARME GJITHANDEJ
      CA TE MENDOJNE POPUJT QE PO GODITEN ME ARME AMERIKANE

  3. Po mire o i paemer ores 13:11 po ti pranoj te gjitha se cfare shkruan ne komentin tend .Po 10 vjet nuk jane mjaft per ti faktuar gjithe cthua nga kjo qeveri qe i ka te gjithe pushtetet,perfshi edhe ate “ ambasodorial”? Sipas teje ne rrojme ne parajse,njelloj sic deklaronte propoganda komuniste dikur

  4. Alqi Bllako i ka treguar te gjitha gjerat, prandaj Arben Ahmetaj eshte arratisur nderkohe qe duhet ti merret pasaporta e te mbahet ne ruajtje nga Policia.

  5. Pesë burra, që vetëquhen drejtues të një Republike që ekziston në mendjet e tyre, me emrin ‘Republika e Çamerisë’, kanë organizuar një koktejl me rastin e ditëlindjes së Berishës.

    “Përshëndetje, mirëserdhët! Qeveria e Republikës së Çamërisë, Presidenca e Republikës së Çamërisë, shtron një koktejl me rastin e 78-vjetorit të ditëlindjes së Dr. Prof. Sali Berishës.Ne venid e dyte pas gjermanise sipas salih metaj nuk jemi

  6. Mos prisni asgje nga SPAKU eshte i zhytur koke e kembe ne mocalin e hajduteve te inceneritoreve.

    Ne cdo vend demokratik do ishte rrezuar i gjithe keshilli i ministrave dhe nja 5/6 ministra duhet te ishin ne burg jo arrest shtepie se nuk ka kush ja mban kalamjt ( rasti Bllako)

  7. Spak ka thirrur dhe salih metaj,thirrjet nga prokuroria jane rutine e punes se tyre,keshtu shpellkare te lapsit mos i jepni shume rendesi nje thirrjeje,salihu ka tre dosje ne spak e fundit klubi partizani pse nuk vepron spaku,apo kete e ka kapur rama

  8. Çfar mund të presësh nga një avokat që në Itali ka mbrojtur vetëm kriminela!!!I lidhur dhe vetë me grupe kriminale.Mire thoshte një më sipër që këta kanë ardhur nga jashtë vetëm për t’a shkatërruar Shqipërinë.Dhe e bëjnë duke e vjedhur këtë vënd të bekuar.

  9. Tani me këtë vardisje të tij publike, ai ka thyer më shumë zemra grash dhe ka fituar një grua me zemër të akullt, e cila shijon poshtërimin e Doktorit por jo vardisjen e tij. Kështu që të gjithëve u duhet Grida tek Doktori. Sidomos kundërshtarëve të tij. Zemërthyerat e “Foltores” që ende nuk kanë marrë akoma dekoratat e luftës, tani duhet të kenë idhull dekoltenë e Gridës. Ndërsa ato që e kishin afër Gridën dhe u iku, natyrisht janë më të qeta. Edhe ata e duan tek Doktori.

  10. hakërrim i Berishës vinte pas përpjekjeve të tij për të joshur deputetin në fjalë, të cilin gjashtë muaj më pare, në kulmin e luftës me të, e kishte akuzuar po vet për aferën “Babalja”. Nëse Salianji do kishte qëndruar besnik me Bashën, tani gjyqi do kishte mbaruar dhe ai do ishte dënuar. Fakti që ai shkoi nga Berisha, për të marrë mbështetjen e tij funksionoi dhe ne jemi dëshmitarë të një drejtësie karikaturë, përballë presionit të Sali Berishës.

  11. Kryetari i Sindikatës për Arsimin e Lartë, Aleksandër Kovaçi i cili drejton grevën e pedagogëve është një ish zyrtar i lartë i SHIK në kohën e Bahskim Gazidedes, të cilën e ka fshirë nga biografia e tij. Ai ka punuar si zëvendësdrejtor i Departamentit të Analizës në kohën e Bashkim Gazidedes deri në vitin 1998

  12. Pedagogu i PD në krye të protestës te Mjekësia, kërkon rritje të pagës, por bën pushime me jahte në jug. Drejtuesit e tjere, pjese e PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *