• |
ide | kryesore

Këta janë gjashtë aktorët më të paguar të Avengers

Paparazzi, Slider



Ndërsa “Avengers: Endgame” synon të kalojë “Avatar” në arkëtime, duke i mbetur dhe rreth 15 milionë dollarë, “Forbes” publikoi listën e aktorëve më të paguar në Hollywood. Prania e yjeve të “Marvel Cinematic Universe” është tepër e dukshme.
Gjashtë Avengers janë në listën e aktorëve më të paguar për vitin 2018: Chris Hemsworth, Robert Downey, Jr, Chris Evans, Bradley Cooper, Paul Rudd e Scarlett Johansson, të cilët kanë fituar në tërësi 340 milionë dollarë.
Avengeri kryesues i listës është Hemsworth dhe jo Downey Jr., që vitin e kaluar fitoi 76.4 milionë dollarë, kundrejt 66 milionë të kolegut. Por, Iron Man pritet të marrë 8% të fitimeve të “Endgame” më 2019-n, që me shumë mundësi në klasifikimin e ardhshëm do të jetë më i paguari në botë.
Në vendin e tretë renditet Bradley Cooper (57 milionë), i ndjekur nga Scarlett Johansson (56 milionë), Chris Evans (43.5 milionë) e Paul Rudd (41 milionë).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *