• |
ide | kryesore

“Trajneri as nuk më përshëndeste”: Dybala tregon raportet me trajnerin e tatuazheve

Sport



Paolo Dybala po kërkon sezonin e rikthimit, që nga klubi deri në kombëtare. Tek Juventus shumë varet nga lidhja që do të arrijë të krijojë me trajnerin e ri Maurizio Sarri, ndërsa tek Argjentina, përkundrazi, muzika ka ndryshuar për Joja, pas një Botërori të kaluar, krejtësisht për t’u harruar. Një vit pas zhgënjimit në Kupën e Botës, Dybala ka lënë të kuptojë që marrëdhëniet profesionale, që kanë qenë mes tij dhe Jorge Sampaoli “trajneri i tatuazheve” lidhen me disfatën ruse.

PA PËRSHËNDETJE – Dybala ka luajtur thuajse nja 20 minuta në Botërorin e fundit, në ndeshjen e dytë të grupit eliminator, kur ka ardhur humbja e thellë ndaj Kroacisë finaliste (3-0). Në tre ndeshjet e mbetura të Kupës së Botës (Argjentina doli nga 1/8 e finaleve duke humbur 4-3 ndaj Francës kampione), Dybala nuk e ka parë më fushën. Mes lojtarit dhe ish-trajnerit të kombëtares Sampaoli në fakt nuk kishte asnjë raport: “Më kishte folur kur kishte ardhur në Torino përpara Botërorit, por në Rusi nuk ka pasur asnjë komunikim mes meje dhe atij. Nuk ka ardhur kurrë tek unë, nuk më ka thënë kurrë asgjë. Nuk kam folur me të”. Pas Leandro Paredes edhe Dybala hedh hije dyshimi mbi profesionalizmin e ish-trajnerit për mikrofonët e Foks Sport. “Sampaoli as nuk më përshëndeste fare. Ishte e rrallë që trajneri nuk përshëndeste kurrë një lojtar, të paktën edhe vetëm për ta pyetur si është. Nuk më kishte ndodhur më parë”.

JETA E RE – Në Rusi, Dybala nuk është se ka përjetuar një turne të qetë, sidomos nga ana psikologjike. “Nuk doja t’i afrohesha, nuk ka qenë e lehtë mendoj as për atë. Ka pasur një distance, kam rimenduar që ka ndodhur diçka me deklaratat e mia të mëparshme. Gjithçka ka përfunduar sikurse ka nisur dhe jam kthyer në shtëpi”. Prania e Dybala me Argjentinën është e gjitha tjetër gjë, pas mbërritjes së Lionel Scaloni. “Kemi folur përpara Kupës së Amerikës, më ka thënë që donte që të luaja si nëntë dhe ka qenë kështu si përpara turneut, ashtu dhe gjatë kompeticionit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *