• |
ide | kryesore

Preferencat e LeBron James nuk vlejnë: Nike i imponon të mbajë numrin 23

Sport



Rregullat e sponsorve. Ose më saktë, rregullat e parave. Komandojnë paratë, ato të sponsorve mbi të gjithë, e edhe numri 1 në botën e basketbollit Nba duhet të përulet. LeBron James, në fakt, nuk do të mund ti japë fanellën me numër 23 shokut të ri të skuadrës tek Los Angeles Lakers, Anthony Davis, për arsye komerciale.

Sipas asaj që bën të ditur ESPN Nike i ka ndaluar superstarit të lërë fanellën me numër 23 për tu kthyer të veshë numrin 6 që përdorte në Miami, sepse ka vënë në prodhim fanellat me numrin e përdorur vitin e kaluar nga kampioni. Të tërheqë produktin e të prodhojë fanella të reja do të thotë një humbj prej dhjetëra milionë dollarë.

Kërkesa e modifikimit të numrit është bërë pas përfundimit të parashikuar të NBA në 15 mars, Liga e ka pranuar nëse edhe Nike do të ishte dakord. James ishte gati ti jepte numrin 23 Davis, yllit të ri të Lakers, i mbërritur nga New Orleans Pelicans, por planet ia prishi sponsori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *