• |
ide | kryesore

Raiola nervozon Manchester United, klubi reagon: “Pogba largohet tani vetëm për 200 milionë”

Sport



Mino Raiola ka tërbuar Manchester United. Deklaratat e tij të fundit mbi Paul Pogba (“E dinë të gjithë se dëshiron të largohet”) nuk janë pëlqyer nga klubi, që, sipas Mirror, ka reaguar duke i komunikuar agjentit të lojtarit, se tani kërkesa për francezin është 200 milionë euro.

Nëse do të konfirmohej lajmi që ka publikuar tabloidi, e sigurtë se dëshira e Pogba për të luajtur tek Real Madrid apo Juventus sezonin e ardhshëm, vështirë se mund të realizohet. Mesfushori ishte që në fillim një objektiv i komplikuar me vlerësimin fillestar prej 160 milionë, ndërsa tani bëhet i paarritshëm.

Një muaj më parë emri i Pogba u afrua me Juventus, por pikërisht cmimi i lartë i mesfushorit ka bërë që bardhezinjtë të mënjanohen, duke qenë se në atë repart i kishin bërë dy goditje me parametër zero, si Ramsey e Rabiot. Tani francezi rrezikon të qendrojë në një burg të artë, në klubin që e dëshiroi aq fort tre vjet më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *